Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Policia "i ve drynin" stadiumeve: Nuk plotësojnë kushtet e sigurisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv me anë të një letre drejtuar FSHF-së, si dhe administratorëve të 28 stadiumeve, të konsideruar si jashtë standardeve për sigurinë. Sipas z.Burgaj, Policia e Shtetit nuk do të mbajë përgjegjësi për dhunën që do të ushtrohet, nëse do të ndodhë në një pjesë të konsiderueshme të stadiumeve në vendin tonë të cilat nuk janë të sigurta për lojtarët dhe zyrtarët e klubeve. Sipas Policisë, kjo vjen më së shumti nga neglizhenca totale e administratorëve të këtyre stadiumeve, ku më së shumti theksi vihet te bashkitë e komunat që i kanë në administrim.

Duke marrë shkas edhe nga ngjarja e shëmtuar që ndodhi pas ndeshjes Laçi-Kastrioti, Policia e Shtetit ka bërë një hap konkret, duke mbyllur në këtë mënyrë plot 28 impiante në të gjithë Shqipërinë, teksa 4 prej tyre u përkasin klubeve të Superiores. “Edhe më parë kemi pasur komunikim shkresor me institucionin tuaj lidhur me problematikën e kushteve teknike të stadiumeve, por masat e marra janë minimale dhe situata vijon të jetë e njëjtë. Duke iu referuar informacioneve të ardhura nga drejtoritë e policisë në qarqe, rezulton se në shumë terrene sportive nuk janë zbatuar detyrimet përkatëse", thuhet ne shkresen e Policise se Shtetit.
 
Back To Top