Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Portieri Xhika, rekordmeni i Besëlidhjes

Lezhjanët, përpos se mbajnë vendin e parë në renditjen e golave të pësuar. Në portën lezhjane gjatë këtyre 11 javëve janë shënuar vetëm 5 gola, më pak se në të gjitha portat e tjera të ekipeve të kampionatit të Kategorisë së Parë. Por ajo që përbën nisjen e një rekordi është mospësimit i asnjë goli, për plotë 540' që janë luajtur në stadiumin e Besëlidhjes, “Heroi” mbetet portieri Dashamir Xhika, që me modesti do t’ia faturonte këtë rekord repartit defensiv në përgjithësi. “Me një mbrojtje të nivelit të futbollistëve Stojkoviç, Peqini, Kepi, Gruda, pse jo Shytani, apo Shyti, ky rekord duhej të ishte edhe për takimet jashtë fushës tonë. Një kontribut të padiskutueshëm ka edhe tifozeria jonë, e cila është “aksionere” në këtë sukses. Mbështetja e saj është speciale dhe të motivon që të japësh më të mirën në fushën e lojës. Por unë do të desha – vazhdon Xhika - që ky rekord të vinte natyrshëm, pa e patur mendjen fort atje, pra të ishte në shërbim të rezultatit dhe plotësimit të objektivit primar.

Përpara kemi një takim, që nuk e ka “stofin” e një sfide mes rivalësh, por që për lezhjanët është po kaq i fortë, sa ato me Besën, Luftëtarin, apo Elbasanin. Velipojakët janë një ekip, që nuk kanë bërë shumë “zhurmë” me paraqitjet e tyre, por nëpër transferta janë treguar rezultativ dhe të rrezikshëm, prandaj edhe për ne është vlerësuar si i vështirë dhe kërkon vëmendje maksimale. Me këtë nuk dua të them që do t’i mbivlerësojmë, por do t’iu kushtojmë rëndësinë që meriton një takim i radhës dhe aq më tepër në fushën tonë, ku fitorja është një detyrim. Ky takim vjen pas një suksesi në transfertë dhe euforia në radhët e futbollistëve është një rrezik evident. Besoj se edhe në këtë takim do t’i kënaqim fansat tanë dhe nëse do ta ruanim përsëri edhe për 90' portën të paprekur do të ishte dy herë fitore, por kjo nuk përbën qëllim në vetvete. i pari është rezultati fitues”, do të përfundonte gardiani tiranas i Besëlidhjes.

Ndërkohë, shtyrja e takimit për ditën e diel, i ka dhënë kohë trajnerit Kulli, që të planifikojë edhe një tjetër ndeshje kontrolli, pas asaj të së mërkurës ku tekniku hodhi në fushë një formacion tejet ofensivë me tre sulmues, si Gavriloviç, Miliç dhe A.Dibra.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top