Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Shtyhet java 13. Arbitrat bojkotojne te gjitha kampionatet

Shoqata e Bashkimit të Arbitrave të Futbollit Shqiptar në një mbledhje të saj ka marrë vendim për të bojkotuar të gjitha aktivitetet futbollistike të fundjavës. Të indinjuar nga dhuna e ushtruar në Laç ndaj kolegut të tyre Lorenc Jemini dhe në gjendje jo të mirë psikologjike “xhaketat e zeza” të futbollit kanë vendosur të mos i përdorin bilbilat dhe flamurët e tyre në të gjitha ndeshjet e “ëeekend”-it shqiptar të futbollit.  BAFSH ka shpërndarë një komunikatë, në të cilën zbardh arsyet e bojkotit dhe kërkon mbështetje nga të gjithe aktorët e shoqërisë shqiptare.
Back To Top