Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Beqiri: Kjo skuadër, shumë më mirë se disa ekipe të elitës

Lezhjanët kanë ndryshuar orarin e stërvitjes në këtë fundjavë. Trajnerit Kulli i është dashur të përballojë një dyndje, që i ka kaluar parashikimet. Më shumë se 45 futbollistë kanë zbarkuar këtë të shtunë në ambientet stërvitore të ekipit të Besëlidhjes. Korrektesa financiare, e kanë kthyer këtë ekip në tejet të lakmuar nga shumë futbollistë, të të gjitha niveleve. Emri më i ri në këtë prurje lezhjane ka qenë ajo e vlonjatit Ardjan Beqiri. Mesfushori, pasi ka kaluar disa përvoja të suksesshme, nëpër ekipet e Partizanit, Flamurtarit, si dhe së fundmi në Kamëz, ka besuar tek projekti i ekipit të Besëlidhjes dhe nuk ka hezituar për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Kulli.

Kualiteti i mesfushorit është një vlerë e afirmuar dhe si e tillë, proçedurat kanë avancuar në drejtim të marrëveshjes kontraktuale. Vlonjati i mesfushës ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, që në prezantimin e parë përpara fansave të Besëlidhjes. Kanë qenë takimet e këtyre ditëve, që kanë treguar vlerat e shtatlartit të mesfushës. Për këtë eksperiencë të re, futbollisti do të ishte optimist, teksa do të shprehej: “Në pamje të parë, duket se karrierra ime është në rënie, por e tillë është vetëm kategoria ku luan përkohësisht Besëlidhja, bashkë me të edhe unë, sepse grupi dhe kualiteti i futbollistëve që janë këtu janë disa herë më të mira, se disa ekipe që janë një kategori më sipër.

Kam ardhur këtu me bindjen e plotë, se Besëlidhja do të jetë një nga risitë e Superiores për sezonin tjetër. Këtë e them, duke parë cilësinë e futbollistëve që kam parë këto pak ditë që jam këtu. Edhe ardhja ime i shërben projektit të Besëlidhjes së Kategorisë Superiore", do të përfundonte ish-partizanasi Beqiri. Ekipi i Besëlidhjes e ka ndërprerë për sot stërvitjen, për ta nisur ditën e nesërme, ku në rresht trajneri Kulli do të ketë edhe tre futbollistët serbë, të cilëve u kanë mbaruar pushimet e tejzgjatura këtë të hënë.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top