Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, gati “lista e zezë”

Asgjë të re nga kampi lezhjan. Festat e fundvitit kanë kaluar në “unitetin” e të kundërtave. Pothuajse kanë qenë të njëjta, objektivat e realizuara, aq sa edhe të kundërtat. Gjithsesi kjo nuk e ka zbehur atmosferën optimiste. Emrat e futbollistëve që nuk do të jenë më pjesë e Besëlidhjes tashmë janë legalizuar edhe pse nuk kanë marrë statusin zyrtar. Ndoshta edhe emrat e atyre që janë në qarkullim për t’u afruar, nuk mungojnë në shoqërinë "ultrase" të ambienteve publike, por që nuk është lejuar për t’i publikuar. Ajo që ka marrë “vulë” zyrtare deri tani është rikonfirmimi i stafit teknik, me trajnerin Kulli në krye, si dhe largimi i sulmuesit serb Mario Gavriloviç, madje ky largim i sulmuesit është bërë disa kohë më parë, pa e përfunduar fazën. Ka qenë një marrëdhënie xhentëllmenësh midis palëve, për ta lënë të lirë serbin edhe pse ka qenë nën kontratë. Sipas burimeve të sigurta, serbi me gjasa do të jetë pjesë e Premier Ligës së Maltës. Po fshesa nuk do të kursejë edhe futbollistë të tjerë, nga të cilët stafi teknik ka patur rezerva.

Dita e parë e stërvitjes ka nisur vetëm lezhiane, ku futbollistët vendas më shumë në mënyrë fakultative, se sa të detyrueshme, nuk e kanë lënë ditën stërvitore. Sikurse mësojmë, futbollistët do të stërviten pothuajse individualisht deri në fundjavë, për të nisur në fillim të javës së ardhshme, nën një regjim tejet të disiplinuar. Emra të spikatur të futbollit elitar priten që ta pasurojnë grupin e Besëlidhjes në këtë fillim viti, çka tregon seriozitetin e objektivave të këtij ekipi. Në listën e përforcimeve janë edhe futbollistë vendas, që aktivizohen në kampionate të ndryshme, të cilët kërkojnë që ta japin kontributin e tyre në ekipin e origjinës.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top