Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja mbyll merkaton, vijnë vetëm tre

Besëlidhja vijon stërvitjet e zakonshme në ambientet e stadiumit. Dje rinisën seancat stërvitore, të cilat gjatë këtyre ditëve janë ndjekur nga afër nga presidenti Gjokë Noka. Siç dihet, deri tani, gjatë merkatos dimërore janë afruar mesfushori i majtë, Albert Kaçi, Ardjan Beqiri dhe serbi me tipare sulmuese, Milan Gjorgjeviç, i ardhur nga klubi Kovaçevac i Beogradit. Qendërmbrojtësi i Besëlidhjes, serbi Aleksandër Stojkoviç, në lidhje me merkaton dhe përgatitjet shprehet: “Besëlidhja me të drejtë pretendon për t’u ngjitur në Superiore, jo vetëm nga rezultatet që ka arritur deri tani, por duke parë grupin që ka. Merkatoja dimërore ka sjellë futbollistë me të vërtetë cilësorë, që janë të aftë të bëjnë diferencën në fushën e blertë. Unë e njoh mirë Besëlidhjen, sepse është sezoni i dytë që vesh këtë fanellë. Është një skuadër për Superiore”, – përfundon Stojkoviç.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top