Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, tani sipas shijeve të trajnerit

Ka përfunduar makthi i futbollistëve lezhjanë, teksa ditën e enjte ka përfunduar edhe federimi i futbollistëve. Kanë qenë drejtuesit e lartë, që mbasi kanë diskutuar për kontigjentin aktual kanë vendosur, duke mbyllur listën përfundimtare të futbollistëve, që do të jenë pjesë përbërese e ekipit të Besëlidhjes. Gjithsesi, edhe pse lista është mbyllur, sërish janë lënë vende bosh, ç’ka tregon se ende synohet për dy prurje të reja, që deri tani kanë mbetur në anonim, megjithëse flitet se do të jenë përsri serb. Si përherë është menaxheri i paliçensuar, futbollisti Aleksandër Stojkoviç, që do të mbyllë këtë proçes.

Ndërkohë kanë përfunduar të gjitha proçedurat kontraktuale, për dy futbollistët e fundit, Milan Gjeorgjeviç e Florian Pjetrani dhe tashmë ata janë zyrtarisht pjesë e ekipit të Besëlidhjes. Trajneri Kulli e ka quajtur të mbyllur merkaton dhe shpreson se tashmë grupi është i kompletuar. “Mendoj se grupi tani ka marrë formën e kërkuar, por edhe nëse do të na shtohej ndonjë kualitet do të ishte i mirëpritur. Kemi bërë një grup, që i përgjigjet kërkesave të kërkuara.

Të gjitha prurjet janë bërë sipas nevojave të ekipit dhe tashmë edhe sulmi që ka qenë problem ka një përforcim të pranueshëm, me sulmuesin Gjeorgjeviç. Edhe Pjetrani është një kualitet i spikatur, që ne do të dimë ta integrojmë me grupin. Presidenca i pranoi kërkesat tona dhe tashmë na takon të arrijmë rezultate bindëse. Me këta futbollistë, unë mendoj se janë të gjitha mundësitë, që të jemi në majën e renditjes”, ka përfunduar numri 1 i stolit lezhjan.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top