Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Durim Brata: Ja pse zgjodha Besëlidhjen

Besëlidhja ende nuk e ka vendosur përfundimisht se kur do ta mbyllë merkaton dimërore. Dje ekipi u grumbullua si gjithnjë për të vijuar stërvitjet e zakonshme në fushën e stadiumit “Besëlidhja” nën drejtimin e trajnerit Ritvan Kulli. Tashmë është e vështirë të përcaktosh formacionin e lezhjanëve, duke pasur parasysh ardhjen e futbollistëve të rinj. Drejtuesit e Besëlidhjes, me në krye presidentin Gjokë Noka, janë të vendosur për ta ngjitur skuadrën në Superiore. Edhe futbollistët, si të ekipit bazë po ashtu dhe të ardhurit, janë të bindur se lezhjanët këtë vit do t’ia dalin të jenë pjesë e Superiores sezonin e ardhshëm.

Blerja më e fundit është sulmuesi Durim Brata, i cili ka ardhur nga Skrapari. “Besëlidhja është një skuadër e kompletuar, e cila di ta kërkojë fitoren dhe ta realizojë atë, kjo e parë dhe nga rezultatet që ka arritur në fazën e parë. Vendi në renditje më ka bërë optimist dhe jam i sigurt që Besëlidhja do të ngjitet në Superiore. Këto ditë kam parë një ekip të konsoliduar, ku të gjithë lojtarët kanë qenë të angazhuar maksimalisht për të dhënë më të mirën. Më joshi oferta e presidencës dhe synimet që ka skuadra këtë sezon. Lojtarët janë të aftë që të luajnë edhe me skuadra të Superiores. Kam shumë besim se në fazën e dytë do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë dhe do t’u tregojmë ekipeve të tjera se Besëlidhja nuk e meriton të luajë në këtë kategori”, përfundon Brata.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top