Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

FSHF e kthen Bratën te Skrapari

Besëlidhja udhëton sot drejt Tiranës për të zhvilluar një miqësore me Dinamon. Pas dështimit të miqësores së të enjtes me Tomorin, drejtuesit lezhjanë vendosën që të shtunën të luajnë në Tiranë kundër dinamovitëve. Ndeshja do të zhvillohet në kompleksin “Dinamo” në orën 13:00. Trajneri i Besëlidhjes, Ritvan Kulli, së bashku me drejtuesit e tjerë të ekipit, kanë menduar që në planet e tyre për fazën përgatitore, para fillimit të fazës së dytë, të zhvillojnë disa ndeshje miqësore, shumicën dërmuese të të cilave do ta luajnë jashtë Lezhës. Besëlidhja fazën e parë e mbylli e renditur në vend të katërt: në shtëpi grumbulloi të gjitha pikët e mundshme dhe nuk pësoi asnjë gol, ndërsa në transfertë la shumë pikë me skuadra jo pretendinte, si me Ilirinë, Burrelin apo Vlorën. Planifikimi i miqësoreve në transfertë është menduar me qëllim që të krijohet një vizion i qartë për formacionin, që do të marrë formë përfundimtare duke u nisur nga testet jashtë shtëpisë. Besohet se javën që vjen, Besëlidhja do t’i japë fund merkatos dimërore. Ndërkaq, sulmuesi Durim Brata, që e lidhi kontratën me Besëlidhjen, por pa lejen e Skraparit dhe FSHF-së, vendosi në favor të çorovodasve.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top