Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Goleadori Brataj do të jetë përforcimi i Besëlidhjes për sulmin

Besëlidhja po shkon drejt formatimit definitiv, kjo nga prurjet e shumta në skuadër. Siç duket, ekipi po lakmohet nga shumë futbollistë me emër, por dhe të rinj që po e shohin Besëlidhjen si akademinë nga ku mund të konsolidohen futbollistë me emër. Pas nënshkrimit të kontratës së Albert Kaçit, Beqirit dhe Malajt, drejtuesit e Besëlidhjes janë në tratativat e fundit me Bratajn e Skraparit. Dje në aneksin e stadiumit Besëlidhja u zhvillua një ndeshje kontrolli mes ekipit bazë dhe kandidatëve që mendohet se një pjesë e tyre do të jenë pjesë e Besëlidhjes. Në këtë takim ra në sy shpirti luftarak i futbollistëve, por dhe diferenca që bënë prurjet e reja, nga ku ranë në sy goleadori i Skraparit, Durim Brata dhe mirditori Ilir Ndoj, i cili shënoi golin e vetëm në takimin e djeshëm që u mbyll 1-0.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top