Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kaçi shkëlqen në miqësore, më pas firmos

Besëlidhja ka zyrtarizuar dje prurjen e parë të merkatos. Bëhet fjalë për mesfushorin Albert Kaçi, i cili menjëherë pas përfundimit të takimit miqësor, loja e të cilit spikati, ka nënshkruar kontratë me klubin lezhjan. Drejtuesit e Besëlidhjes të kryesuar nga presidenti Gjok Noka deri më tani kanë menduar për forcimin e mesfushës, sektor ky që gjatë gjithë fazës së parë ka çaluar. Ndaj besohet se shkodrani Albert Kaçi këtë detyrë do ta kryejë më së miri. Premtimi i presidentit Noka për të sjellë në Lezhë futbollistë cilësorë, ka filluar që të konkretizohet me nënshkrimin e kontratës me mesfushorin shkodran, por sipas tij pritet që javën e ardhshme të ketë prurje të tjera cilësore. Lezhjanët janë përballur dje në një test me ekipin që është në formim e sipër, Shëngjinin, të cilën e kanë fituar me rezultatin 3-0. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Albert Kaçi, Ilir Ndoj dhe mbrojtësi, Mirsad Gruda.
Burmi: Panorama Sport
Back To Top