Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kullit, i duhet që të formatojë grupin, duke përzgjedhur ata që vlejnë

Eshtë futur në një fazë tjetër stërvitja e skuadrës lezhjane, teksa konkurrenca ka kaluar në fazën më të ashpër të saj. Madje lufta sportive i ka kaluar kufijtë e normales, duke e bërë edhe më të vështirë përzgjedhjen e futbollistëve. “Kolonia” shkodrane tashmë është bërë “ekspansioniste”, teksa do ta shtonte praninë e tij edhe me futbollistë të nivelit, si Kaloshi, Perfati, Zmijani, apo Curri. Ndërsa serbët do të përbënin një komponent tjetër të merkatos lezhjane. Më shumë se katër futbollistë me këtë kombësi janë vënë në survejim nga stafi teknik, për të përzgjedhur ata që i nevojiten projektit të trajnerit Kulli.

Gjithsesi, kjo nuk është vlerësuar si një lojë “brrylash”, por një moment i rëndësishëm i seleksionimit. Tashmë grupi ka nisur stërvitjen zyrtare dhe të gjithë futbollistët janë vënë në garë për të kaluar “klasën”. Trajnerit Ridvan Kulli, tashmë do t’i duhet që të formatojë grupin, duke përzgjedhur ata që vërtetë do të vlejnë. “Do të thoja se është korrektesa, që na ka bërë të lakmuar nga futbollistë të nivelit shumë kualitativë edhe pse emrat e tyre nuk janë shumë të njohur. Do të desha t’i falenderoja të gjithë futbollistët që na janë afruar edhe pse ndokush mund të ngelet i pakënaqur. Tashmë “topi” ka mbetur në anën tonë, për të bërë përzgjedhjen më të mirë. Besojmë se këto afrime na kanë dhënë besimin, se jemi në rrugën e duhur dhe suksesi nuk do të na mungojë edhe pse kemi një gjysmëkampionati për të luajtur, ka përfunduar tekniku i Besëlidhjes, Ridvan Kulli.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top