Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Merkato: Pjetrani te Besëlidhja, priten edhe dy serbë

Në ndeshjen e kontrollit u aktivizuan edhe dy shkodranët: sulmuesi Florjan Pjetrani, i ardhur nga Luftëtari i Gjirokastrës, i cili gjatë fazës së parë ka luajtur në rolin e mesfushorit, dhe 19- vjeçari Saimir Hyseni, i ardhur nga akademia e futbollit Vllaznia, që luan si mesfushor i majtë, por edhe si mbrojtës. Deri tani, nga të ardhurit janë larguar dy futbollistë. I pari, goleadori i Skraparit, Durim Brata, që kishte lidhur një kontratë me klubin lezhjan, por pa lejen e klubit çorovodas. Ndaj dhe largimi i tij u justifikua. Pranë Besëlidhjes u afrua edhe i ardhuri nga Trepça, Bledar Përfati, por që me sa duket pasiguria e të qenit pjesë e ekipit bazë, e ka bërë të largohet dje përfundimisht nga Lezha.

Blerjet e merkatos dimërore kanë synuar të sjellin më shumë mesfushorë, sektor ky i kritikuar gjatë gjithë fazës së parë. Si në ndeshjet miqësore, edhe në takimet e kontrollit, konkurrenca mes lojtarëve ka qenë e ashpër, kjo si rrjedhojë logjike e mbijetesës në formacionin bazë, pasi pranë Besëlidhjes kanë ardhur shumë futbollistë. Pavarësisht numrit të madh të tyre, deri tani zyrtarisht e kanë veshur bluzën e Besëlidhjes vetëm katër: shkodranët Albert Kaçi e Florjan Pjetrani, Beqiri i ardhur nga Kamza dhe serbi i ardhur nga klubi beogradas i Kovaçevacit, Milan Gjeorgjeviç. Sipas presidencës lezhjane, priten edhe dy serbë të vijnë në Lezhë, por kjo varet nga lobimi i menaxherit të lojtarëve serb, Aleksandër Stojkoviç.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top