Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Merkato: Vjen mesfushori serb Gjorgjeviç

Milan Gjorgjeviç, i cili luan në rolin e mesfushorit të djathtë, është afruar ditën e djeshme te Besëlidhja. Lojtari në fjalë ka ardhur nga FK Kovaçevaç, skuadër që aktualisht luan në Ligën e Parë të Serbisë. Me këtë ekip ka luajtur edhe mesfushori tjetër i Besëlidhjes, Voislav Trajkoviç. Mesfushori ende nuk ka nënshkruar kontratën më Besëlidhjen, por sipas presidentit Gjok Noka priten dhe pesë serbë të tjerë, që lakmojnë ekipin lezhjan. Kjo mbetet për t’u konfirmuar ditët në vazhdim. Në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar dje, diferencë bëri edhe kosovari Bledar Përfati, i ardhur nga Trepça e Mitrovicës. Përfati pritet të nënshkruajë kontratën me klubin lezhjan, për të qenë pjesë e këtij ekipi për fazën e dytë. Numri një i presidencës, Noka, ka deklaruar se merkatoja dimërore e lezhjanëve do të surprizojë. Dhe kulmi do të jetë, kur në fushë të rreshtohen në formacion nëntë futbollistë serbë, që do të shënojë dhe rekordin e merkatos dimërore në Shqipëri.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top