Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Në Lezhë janë të pavendosur për Gjeorgjeviçin

Merkatoja e dimrit po shkon drejt përfundimit. Për momentin, ende ka mbetur pa firmosur mesfushori serb, Milan Gjeorgjeviç, i cili shënoi golin e dytë kundër Dinamos. Drejtuesit e skuadrës kanë menduar për përforcime të reja, në ato sektorë që gjatë fazës së parë paraqitën dobësi. Deri tani, nga prurjet e reja, pjesa më e madhe janë mesfushorë që kanë një eksperiencë të gjatë në skuadra me emër. Trajneri i Besëlidhjes, Ritvan Kulli, në miqësoren e së shtunës ndaj Dinamos, hodhi në lojë formacionin me të cilin pritet të luajë në fazën e dytë. Java e ardhshme do të jetë vendimtare për sa i përket organikës përfundimtare të Besëlidhjes për të vazhduar normalisht fazën përgatitore deri më 11 shkurt. Më kryesorja është planifikimi i miqësoreve, në mënyrë që të konsolidohet lidhja mes lojtarëve dhe reparteve dhe gjithçka më pas të jetë gati për rifillimin e kampionatit.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top