Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Tifozët mbushin stadiumin, beratasit bëjnë “gomë” rrugës

Problemeve të ekipit të Tomorit i është shtuar edhe një i ri këtë të enjte, teksa i është prishur autobusi dhe e ka lënë në pritje ekipin e Besëlidhjes, për të zhvilluar takimin miqësor, të planifikuar për këtë ditë. Në një stadium te mbushur, sikur do të ishte takim zyrtarë është pritur për t’u zhvilluar miqësorja midis vendasve të Besëlidhjes dhe Tomorit që ka qenë në rrugë e sipër për në shtetin fqinj të Malit të Zi, aty ku do të zhvillojë edhe fazën përgatitore. Këtë interesim për ndeshjen, e ka shtuar më tej mbërritja e disa futbollistëve cilësorë, si Kaçi, Beqiri, apo Brata, por edhe jo më pak kualitete, si Zmijani, Perfati, Kaloshi, apo Curri. Dhe nëse për grupin e parë “provimi” është i panevojshëm, nga vetë eksperienca e tyre, për grupin tjetër “nota kaluese” ende nuk është dhënë. Gjithsesi, trajneri Kulli e ka ideuar grupin, si dhe po përpiqet të gjejë elementë edhe ndër ata që ende nuk janë dorëzuar, për t’u bërë pjesë e Besëlidhjes, duke zhvilluar një takim “brenda familjes”.

Edhe mesfushori Ardian Beqiri bën pjesë në atë grup të prurjeve të bujshme, teksa do të largohej nga një ekip i Superiores, sikurse ishte Kamza, për t’u ngjitur sërish në këtë kategori, së bashku me Besëlidhjen. “Kam ardhur në Lezhë, se kam gjetur një korrektësi, që më ka munguar gjatë gjithë karrierës time. Duke parë grupin mendoj se askush nuk e ka vendin të sigurt dhe kjo  është pozitive. Grupi ka qenë i fortë edhe pa ardhjet tona, por tashmë është shtuar besimi. Duke e krahasuar me ekipet ku kam luajtur, Besëlidhja është disa herë më e mirë. Kjo nuk është eufori, por një e vërtetë, që shumë shpejt keni për ta përjetuar, sapo të nisë kampionati”, përfundon Beqiri, i cili së bashku me shkodranin Albert Kaçi tashmë janë pjesë e Besëlidhjes, ndërsa për Bratajn do të jetë vendimi i sotëm i Komisionit të Disiplinës, që do të vendosë.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top