Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Zyrtare, Durim Brata firmos për Besëlidhjen

Ditën e djeshme Besëlidhja ishte e plotë pasi iu bashkuan edhe të ardhurit nga merkatoja dimërore. Me mbërritjen e 3 serbëve, skuadra u grumbullua në ambientet e stadiumit “Besëlidhja” për të vijuar stërvitjen. Rutinën e përditshme të tyre e prishi lufta teknike e futbollistëve, të cilët papërjashtim kërkojnë të bëjnë diferencën. Si ata të ekipit bazë për të mbajtur vendet, edhe të ardhurit për të zënë një të tillë. Lezhjanët siç dihet e mbyllën fazën e parë të pozicionuar në vend të 4-t, pozicion jo i favorshëm për lojtarët, të cilët kanë si objektiv ngjitjen në Kategorinë Superiore. Ndaj konkurrenca mes të ardhurve dhe rezidentëve është e “ashpër” në kuptimin teknik. Ndërkaq, dje u zyrtarizua me ngjyrat e Besëlidhjes edhe goleadori i fazës së parë të Skraparit, Durim Brata. Megjithatë, sulmuesi duhet të zgjidhë çështjen e kontratës me çorovodasit në FSHF. Tri futbollistë me emër, Kaçi, Beqiri dhe së fundmi edhe Brata, do të luajnë në fazën e dytë me lezhjanët. Të gjithë në Lezhë shpresojnë se Besëlidhja do të ngjitet në Superiore. Ndërkaq, stërvitjet ndiqen nga afër edhe nga presidenti Noka.

Burimi: Panorama Sport
Back To Top