Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, të shtunën miqësore me Kastriotin

Faza e dytë, përveçse po konsolidon bindjen e kampit lezhjan, përfshi dhe ultrasit, edhe po i kënaq këta të fundit me lojën në kuadër të stërvitjes së përditshme. Kjo, për arsye se dhe stoli tani përbëhet nga më shumë se gjysma e formacionit bazë që ka luajtur fazën e parë. Duke marrë shkas nga shtyrja e kampionatit, drejtuesit e Besëlidhjes kanë planifikuar një miqësore me Kastriotin të shtunën në Krujë, në orën 14:00. Numri një i pankinës lezhjane, Ritvan Kulli, për fazën e dytë ka në dispozicion shumë futbollistë cilësorë, që bëjnë diferencën me çdo ekip, ndaj është i qetë për sa u përket mungesave të mundshme nga dëmtimet. Bukurinë e ndeshjeve të kontrollit brenda grupit në këtë fillim faze po e nxjerr në pah konkurrenca për të luajtur në formacionin bazë. Kryetekniku i ekipit lezhjan është i bindur se Besëlidhja e fazës së dytë është e aftë që të bëjë diferencën, pavarësisht barazimit pa gola që mbylli javën e parë në transfertë. “Sfida ndaj Himarës ishte vlerësuar maksimalisht, për vetë faktin se kjo e fundit lufton për mbijetesë dhe për më tepër luante në shtëpi. Loja e ekipit më kënaqi, pavarësisht rezultatit, pra skema e re funksionoi”.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top