Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Dy vëllezërit Dibra në formacionin bazë ndaj Skraparit

Besëlidhja po përgatitet intensivisht për sfidën e së shtunës ndaj Skraparit. Në këtë takim, lezhjanët vijnë me formacion të ri pas ndryshimeve që ka bërë trajneri Ritvan Kulli. Dje, në kuadër të përgatitjeve, Besëlidhja zhvilloi një ndeshje kontrolli brenda grupit për të parë formën sportive të futbollistëve. Pas merkatos dimërorë, grupi është plotësuar me një numër të madh futbollistësh që po bëjnë diferencën. Nga të ardhurit bie në sy talenti dhe shpirti i garës i mesfushorëve Çutra e Gjeorgjeviç, po ashtu edhe performanca e shkëlqyer e mbrojtësit Kled Dibra, vëllai i vogël i sulmuesit Arenc Dibra.

Për “Panorama Sport”, Kled Dibra shpreh opinionin e tij në lidhje me skuadrën. “Besëlidhja ka treguar se e meriton të jetë pjesë e Superiores, por për disa gabime amatoreske të mesfushës dhe sulmit zbriti në vend të katërt. Kjo e zbehu disi imazhin që patëm për 12 javë rresht, duke qenë lider të Kategorisë së Parë. Reparti i mbrojtjes, ku jam edhe vet, është në lartësinë e duhur, kjo e matur me numrin e golave të pësuar që janë vetëm 7. Edhe mesfusha, që fazën e parë nuk funksionoj ashtu siç duhet, për fazën e dytë është blinduar me elementë cilësorë që po bëjnë diferencën. Po ashtu dhe sulmi po çlirohet nga ngërçi i fazës së parë. Jam i bindur së sfida e fundjavës ndaj Skraparit do të jetë një goleadë për ne”, përfundon prononcimin e tij mbrojtësi lezhjan.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top