Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 16: Himara - Besëlidhja 0:0. Besëlidhja i largohet kreut

Himarjotët nuk kanë mundur të marrin më shumë se një barazim në fushën e tyre ndaj Besëlidhjes. Takimi është luajtur në një terren të rënduar e për pasojë, skuadrat nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Minutat e para të lojës do të flasin më shumë për vendësit, të cilët me anë të Nenajt e Skënderajt kanë provuar të gjejnë rrugën e rrjetës, por pa rezultat, pasi gjuajtjet e tyre nuk kanë qenë në kuadrat. Nga ana tjetër, lezhjanët kanë tentuar të shfrytëzojnë shpejtësinë e Miliç dhe Dibrës në kundërsulme të shpejta, por balta i ka penguar futbollistët që të avancojnë në zonën kundërshtare. Pjesa e dytë – Fraksioni i dytë i lojës është më i ashpër. Futbollistët nuk i kanë shpëtuar ndërhyrjeve të rënda, të kushtëzuara edhe nga terreni. Shpesh, lojtarët vetëm nga përplasje të lehta binin në fushë. Një ndërhyrje e gabuar e Idrizit ndaj mesfushorit të Besëlidhjes, Taçi, e ka ndëshkuar lojtarin e Himarës me kartonin e kuq. Me një futbollist më pak, himarjotët do ta kishin më të vështirë. Por, gjyqtari kryesor Taullau do të baraspeshonte skuadrat, sepse pas 10 minutash do të ndëshkonte me karton të kuq mbrojtësin e Lezhës, Shytanin, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Gjondedës. Me gjithë përpjekjet e shumta të sulmuesve të Himarës, ato nuk do të arrinin ta zhbllokonin dot rezultatin.

Himara-Besëlidhja 0-0
HIMARA: Dine, Banushi, Mehmeti, Hoxha, Idrizi, Canaj (Qëndro 56′), Sako, Da Silva (Goro70′), Nenaj, Junor, Skënderaj (Gjondeda 70′). Trajner: E.Licaj
BESËLIDHJA: Gjika, Shytani, Dani, Keta (Noka 65′), K.Dibra, Beqiri, Pepaj, Trajkoviç, Taci, A.Dibra, Miliç (Xhorxheviç 70′). Trajner: R.Kulli.
GJYQTARË: A.Taullau
KARTONË TË KUQ: Idrizi 60′/ Shytani 78′
Burimi: Panorama Sport
Back To Top