Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 17: Besëlidhja - Skrapari 2:0. Vendos Kaçi me një dopietë

Stadiumi Besëlidha, do të thotë gjithmonë fitore për Besëlidhjen. Ashtu si në fazën e parë, Besëlidhja vazhdon serinë e fitoreve në fushën e saj, duke mposhtur kësaj here ekipin e Skraparit me rezultatin 2:0. Autori i golave është Albert Kaçi që me nga një gol për pjesë i dhuron fitoren vendasve. Edhe mbrojtja vazhdon serinë e saj pozitive, duke vazhduar të mbrojë rekordin sezonal me asnjë gol të pësuar në Lezhë! Një fitore mjaft e rëndësishme edhe për rënditjen, ku Kukësi i vendit të dytë ka rënë në Burrel, duke i dhënë mundësinë Besëlidhjes të arrijë të njëjtat pikë, por me Kukësin që ka akoma një ndeshje për të rekuperuar ndaj Luftëtarit kryesues, i cili ka fituar edhe sot. Fitojnë edhe pretendentet e tjera Lushna, Besa dhe Elbasani, duke e bërë këtë kampionat të kategorisë së parë, gjithnjë e më emocionues. /ksbeselidhja.com
   
Back To Top