Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kepi i Besëlidhjes: Kemi bërë gabime amatoreske

Pas humbjes 1-0 që Besëlidhja pësoi të shtunën në Krujë ndaj Kastriotit, futbollistët janë lënë pushim dje, për të rinisur sot seancat stërvitore. Pas mbylljes zyrtare të merkatos dimërore, drejtuesit janë impenjuar maksimalisht që faza e dytë të jetë shumë më cilësore se e para. Skuadra e ka nisur këtë fazë me barazim pa gola në transfertën ndaj Himarës. Për “Panorama Sport”, mbrojtësi Bruno Kepi në lidhje me ecurinë e Besëlidhjes shprehet: “Jo më kot i kemi vënë vetes detyrë ta ngjisim ekipin në Superiore. Kjo jo nga ambiciet që kanë të gjitha skuadrat në fillim të sezonit futbollistik, por nga potenciali teknik e fizik i Besëlidhjes. Fazën e parë e mbyllëm në vend të katërt. Po kështu edhe javën e parë të fazës së dytë, ndonëse e rëndësishme është që jemi shumë pak pikë larg kreut. Besëlidhja e fazës së dytë është shumë më e kompletuar se ajo e fazës së parë. Sa i përket barazimit në Himarë, ai erdhi më shumë nga pakujdesia banale e sulmueseve, që ishte e ekzagjeruar, sesa nga paraqitja e ekipit. Kurse në miqësoren e Krujës, golin e pësuam nga një pakujdesi banale e mbrojtësit tonë, që e preku topin me dorë”.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top