Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lezhjanët fillojnë lojën: “Ferr” për të gjithë kundërshtarët!

“Mirse vini në ferr”! Nuk është ndonjë kërcënim, por është “mirseardhja” që i bëjnë “ultrasit” e Besëlidhjes, në faqen sociale “facebook”, ekipeve që do të ndeshen në stadiumin e tyre. Ndërkohë, përfaqësuesit e shoqatave të tifozave do të sqaronin: “Kjo do të jetë vetëm në fushën e lojës, ku ne jemi të detyruar vetëm të fitojmë, ndërsa jashtë fushe do të kenë mikpritjen tradicionale të trevës tonë, me jo pak tradita”, do të prononcohej Denor Marku, njëri nga përfaqësuesit e shoqatave të tifozëve, i cili do të vazhdonte: “Padyshim, paraqitja e fazës së parë, si dhe përforcimet e kësaj merkato dimërore, na bëjnë të besojmë, se çdo ekip që do të jetë mysafir në fushën e lojës do ta përjetojë me dhimbje këtë “ferr”. Besëlidhja ka vite që po militon padrejtësisht në Kategorinë e Parë edhe pse ka qenë faktor në kampionat, ka vuajtur padrejtësi nga më të ndryshmet. Tani janë pjekur kushtet, që të ndahet nga kjo kategori dhe të shkojë atje ku e ka vendin. Ashtu sikur nuk është e paraqitshme Superiorja pa Besën dhe Elbasanin edhe mungesa e Besëlidhjes është po kaq e rëndësishme. Këtu në Lezhë, aq sa e vështirë është fusha e lojës, aq parajsë është për tifozeritë dhe ekipet mike, të cilat kanë luajtur pa asnjë presion, apo ndëshkim nga gjyqtarët. Ndërkohë, stërvitja e së mërkurës është reduktuar vetëm pasdite, e ndikuar edhe nga takimi miqësor i së martës. Merkatos do t’i vinte “kapak” aedhja e mbrojtësit shkodran, Ervin Curri, i cili ka nënshkruar brenda limitit të lejuar.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top