Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lezhjanët: Himara? Shumë para për ta mundur

“Për himarjotët fitorja është mbijetesë, ndërsa për për lezhjanët është detyrim”, ka thënë sulmuesi i talentuar Arenc Dibra. “Me gjithë respektin që kam për ekipin himarjot, ne nuk mund ta justifikojmë fitoren. Investimet, por më shumë se kaq objektivat, nuk na lejojnë asnjë hap fals, prandaj për ne çdo takim ka vetëm një rezultat, atë që do të kërkojmë edhe në Himarë. Këtë besim për fitore na e shton më shumë edhe përforcimi i ekipit, me futbollistë që janë vërtetë shumë cilësorë. Në fazën e parë kam vuajtur dëmtimet e shumta, që ma kanë mohuar mundësinë për të qenë në krye të listës së golshënuesve, por besoj se tani ka ardhur koha për të bërë detyrën time dhe të kompesoj kohën e humbur.

Mendoj se kjo fazë do të jetë e Besëlidhjes, sepse grupi më duket shumë i kompletuar dhe tejet i motivuar. Takimi i së shtunës do të jetë një provë e fortë për ne jemi përgatitur maksimalisht për të arritur një tjetër fitore”, ka përfunduar  prononcimin e tij, sulmuesi shkodranë i Besëlidhjes. Besëlidhja do të jetë në javën e parë të fazës së dytë në transfertën e vështirë të Himarës. Në fazën e parë, ekipi lezhjanë e ka fituar takimin e parë, pas një ndeshje të dominuar edhe pse është shënuar vetëm një gol. Ndërsa tani, pozicioni i vështirë, si dhe përforcimet e ekipit himarjot, e bëjnë këtë sfidë tejet të vështirë.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top