Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Miqësore: Besëlidhja ul me këmbë në tokë Dinamon

Dje, në miqësoren e zhvilluar në kompleksin “ish-Dinamo”, skuadra e Besëlidhjes, e cila ishte mundur pak kohë më parë nga blutë, ka marrë “hak”, duke ulur me këmbë në tokë skuadrën e Dinamos. Miqtë e nisën mjaftë mirë me golat e shënuar nga Dibra dhe Trajkoviç. Ndërkohë që blutë reagojnë me Shtinin. Por në përfundim të pjesës së parë, Dinamo pëson një gol me autor Stojkoviç. Me gjithë ndryshimet e të dyja skuadrave në pjesën e dytë, do të jenë sërish miqtë që gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Jacajt. Pas tri fitoreve radhazi në miqësore, Dinamo pëson humbjen e parë, madje në shifra të thella, të cilat padyshim duhet të vendosin “sirenat” e alarmit, kur kampionati po afron dhe në startin e parë Dinamos s’duhet të hedhë hapa të gabuara nëse kërkon të mbijetojë sërish mes më të mirëve.

Dinamo - Besëlidhja 1:4
Shënues: Shtini 25’ / Dibra 13’, Trajkoviç 20’, Stojkoviç 43’, Jacaj 83’
Dinamo: Osmani, Djarmati, Luzhi, Kaja, Imami, Arifaj, Deliallisi, Bilibashi, Kuli, Shtini. Trajner: Artan Mërgjyshi.
U aktivizuan: Peqini, Sorra, Kulli, Danaj, Dauti, Xhemalaj, Serjani.
Besëlidhja: Xhika, Kepi, Shytani, Peqini, Stojkoviç, Beqiri, Pepa, Trajkoviç, Miliç, Xhorxheviç, Dibra. Trajner: Ritvan Kulli. U aktivizuan: Kaçi, Pjetrani, Malasi.
Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top