Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Pepaj harron Skraparin: Po mendojmë për Elbasanin

Duke marrë shkas nga shtyrja e kampionatit, drejtuesit e Besëlidhjes kanë menduar që fundjavën ta shfrytëzojnë për të testuar ekipin. Në të tilla kushte, sot lezhjanët do të udhëtojnë në transfertë për t’u ndeshur me Kastriotin. Miqësorja me krutanët i paraprin takimit të radhës që do të luhet në Lezhë, më 25 shkurt takimin ndaj skraparllinjtë (me rezultatin 1-2), prandaj i gjithë stafi teknik kërkon revansh. Barazimi me Himarën është konsideruar si humbje, pavarësisht se ekipi dha maksimumin në fushë. Mesfushori Vahi Pepaj, që deri në takimin me Ilirinë ka mbajtur shiritin e kapitenit, e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna për shkak kartonësh. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai flet për të ardhmen e ekipit. “Besëlidhja e fazës së dytë është shumë më e fortë se ajo që mbylli fazën e parë. Kjo si rezultat i fluksit të bollshëm që vërshoi nga merkatoja dimërore. Fitoren me Skraparin as që e diskutojmë. Ne tashmë po mendojmë për trepikëshin e transfertës në Elbasan, kjo jo për ambicie, por nga realiteti që mbizotëron aktualisht në skuadër. Edhe pse fazën e parë e mbyllëm në vend të katërt, pozitë jo e favorshme për një skuadër pretendente, ne jemi optimistë, pasi skuadrat rivale nuk kanë ndonjë diferencë të dukshme. Duke përjashtuar këtu Luftëtarin që ka krijuar hendek, ndonëse jo të pakapërcyeshëm. Besëlidhja ka krijuar një ekip superioreje, ndaj në 14 javë që kanë mbetur ne mund t’ia dalim duke i parakaluar”, – përfundon prononcimin mesfushori, Vahi Pepaj.

Burimi: Panorama Sport
Back To Top