Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Prurja më e fundit tek Besëlidhja, futbollisti Ervin Curri

Lagështia e madhe ka bërë të pamundur edhe takimin miqësor, që lezhjanët kishin planifikuar për këtë të premte me ekipin e Adës. Kjo ka bërë që edhe stërvitja e kësaj dite të zhvillohej sërish në një nga kalçetot e qytetit, duke ja devijuar programin trajnerit Kulli. Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar teknikun që ta shfrytëzojë këtë me seancat të karakterit atletiko-fizik. Tashmë grupi ka marrë formën përfundimtare dhe kjo ka qetësuar edhe ata që e kanë patur emrin të shkruajtur me “shkumës”.

Për prurjen më të fundit tek Besëlidhja, atë të futbollistit Ervin Curri, eksperienca e re do të shërbejë, si një trampolinë për karrierrën e mëvonshme. Dibrani i lezhjanëve do të rritej dhe formohej si futbollist pranë djepit të futbollit shqiptar, në Shkodër, për të vazhduar më tej me eksperienca të suksesshme, por në nivele të ulta. Por tashmë gjithçka i shpërblehet, duke fituar një garë jo pak të rëndësishme të vazhdueshmërisë së tij. “Ka qenë një periudhë provash, të cilën e kam kaluar me sukses. Duhet të pranoj se ishte tejet e vështirë, pasi po provohesha në një grup kualitativë dhe më është dashur të djersij shumë, për të bindur stafin teknik. Mendoj se tani është radha ime, për t’ua shpërblyer këtë besim që më dhanë drejtuesit lezhjanë.

Të jesh pjesë e ekipit të Besëlidhjes është privilegj, si nga emri dhe tradita që ka ky ekip, por edhe sepse po luaj pranë futbollistëve të spkatur të kësaj kategorie. Kam plotësuar një objektiv dhe do të vazhdoj që ta shfrytëzoj këtë mundësi, si trampolinë për karrierrën time të porsanisur. Sukses është edhe zënia e një vendi në formacionin e Besëlidhjes, gjithsesi, përpara objektivave personale, ajo më e rëndësishmja është, që Besëlidhja të jetë pjesë e Superiores për sezonin e ardhshëm dhe mundësitë janë më afër se asnjëherë tjetër”, përfundone futbollisti më i ri i Besëlidhjes, Ervin Curri.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top