Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Trajkoviç: Besëlidhja është skuadër spektakolare

Të shtunën starton faza e dytë e kampionatit dhe Besëlidhjen e pret një transfertë e vështirë në Himarë. Mesfushori serb, Voislav Trajkoviç, është bërë pjesë e ekipit lezhjan këtë sezon. “Me Besëlidhjen kam luajtur që në fillim të fazës së parë të kampionatit. Jam tepër i kënaqur si me kolegët e mi të skuadrës, edhe me drejtuesit e trajnerin. Pra, kam raporte mjaft të mira me ta. Gjatë këtij sezoni unë luaj me Besëlidhjen. Kam parë një skuadër që di të luajë futboll me të vërtetë profesionist, di ta kërkojë golin dhe shënon aty ku nuk e pret, gjë që është pasqyruar në rezultat në përfundim të fazës së parë, pavarësisht se e mbyllëm në vend të katërt. Me përforcimet e reja, produkt i merkatos dimërore dhe që janë të bollshme e cilësore, besoj se do të ngjitemi në Superiore”, ka përfunduar prononcimin e tij Trajkoviç.

Burimi: Panorama Sport
Back To Top