Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 18: Elbasani - Besëlidhja 0:0. Tjetër barazim pa gola në trasfertë

Tjetër barazim pa gola në trasfertë për Besëlidhjen, edhe pse kësaj here luante kundër një skuadre pretendente për Superligën siç ështe ekipi i Elbasanit. Lezhjanët e nisin mjaft mirë takimin duke rrezikuar disa herë portën e Elbasanit por pa arritur të gjejni golin. Në pjesën e dytë janë vendasit që zbresin në fushë më kërkues duke vënë në provë disa herë portën e portierit Xhika. Në minutat e fundit të takimit, mbrojtësi Peqini e ka lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë, pas një ndërhyrjeje të pa rregullt ndaj një sulmuesi të Elbasanit. Me këtë barazim, Besëlidhja qëndron në vendin e katërt në rënditje por largohet dy pikë nga Lushnja dhe Kukësi të cilët fituan sot. Javën e ardhshme do të udhëtojmë në Gjirokastër për tu përballur me skuadrën kryesuese të kampionatit. /ksbselidhja.com 
   
Back To Top