Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 19: Luftëtari - Besëlidhja 1:0. Vazhdon kriza e golit në transfertë

Sulmi lezhjan vazhdon të mos e shohë portën  kundërshtare në transfertë, as në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 19 nuk kanë arritur të shënojnë të paktën një gol! Luftëtari ka arritur të marrë tre pikë në fushën e saj duke e vështirësuar shumë rrugën e Besëlidhjes drejt Superligës. Një gol i Arlind Norës, realizuar në pjesën e dytë, pasi kishte humbur më herët një penallti, të pritur mrekullisht nga portieri Xhika i Besëlidhjes, ka vendosur fatin e kryesfidës së kësaj jave në Kategorinë e Parë. Bluzinjtë kanë djersitur shumë për të nxjerrë në dritë këtë gol, por edhe për ta mbrojtur atë, duke pare reagimin e forte të miqve, sepse kanë hasur në një kundërshtar tepër të vendosur për të mos dalë duarbosh nga kjo transfertë, edhe pse nuk ia kanë arritur dot përfundimisht. Një ndalesë e pritshme, gjithsesi, për Besëlidhjen, që mbeten në pozitat që kishin, me 35 pikë, në vendin e katërt.

Luftëtari - Besëlidhja 1:0
Shënues: Nora 57'
Back To Top