Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 21: Butrinti - Besëlidhja 0:0. Sulmi lezhjan nuk di të shënojë

Besëlidhja ishte mysafire në Sarandë, për të luajtur kartat e veta ndaj Butrintit. Nga qyteti bregdetar, lezhjanët kanë dalë me një barazim të bardhë, duke vijuar të dëshmojnë vështirësitë që hasin në transfertë. Si pretendentë për t’u ngjitur në Superiore, lezhjanët kanë shpresuar maksimumin në Sarandë, besonin se do të ktheheshin prej andej me tri pikë, por Butrinti vendës nuk ka lëshuar pe. Barazimi i mban të besuarit e Ridvan Kullit në vendin e pestë, edhe pas kësaj jave, sepse Elbasani ka bërë të njëjtën gjë në Velipojë.
   
Back To Top