Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 22: Besëlidhja - Burreli 2:0. Portieri Xhika goleador!

Besëlidhja ka shënuar dy gola në portën e Burrelit, për të marrë fitoren dhe vijuar të besojë se mund ta bëjë realitet ëndrrën “Superiore”. Skuadra lezhjane, në javët e para të fazës së dytë ka humbur terren në tabelën e klasifikimit. Atmosfera në prag të sfidës me matjanët nuk ishte e duhura për vendësit, ndërsa matjanët, nën drejtimin e shkodranit Elvis Plori, kanë ndryshuar “fytyrë” për mirë. Një fakt tjetër që i shqetësonte drejtuesit e Besëlidhjes ishte se ekipi po shkonte drejt rekordit negativ, sa u përket golave të shënuar. Deri tani sulmuesi i Besëlidhjes, Aleksandër Miliç, kishte shënuar 4 gola, sasi shumë e vogël për një lojtar që i ka luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet.

Dy golat e javës së 22-të e kanë përmirësuar dicka situatën në këtë drejtim për lezhjanët e Kullit. Pikët e pakta që deri tani Besëlidhja i ka grumbulluar në transfertë, nuk e kanë ngritur më lart se vendi i pestë në renditje, vend të cilin e mban edhe pas fitores me Burrelin. Ndërkohë, lezhjanët mburren vetëm me faktin se për 21 javë kanë pësuar vetëm tetë gola dhe të gjithë në transfertë. Nga ana tjetër, Besëlidhja në shtëpi mbetet e pathyeshme, por kjo nuk mjafton, pasi skuadra ende nuk po merr maksimumin në çdo sfidë. Një veçanti tjetër e Besëlidhjes për kampionatin në vazhdim është se nuk ka një sulmues goleador.
   
Back To Top