Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Noka u druhet arbitrave: Fatet të varen nga lojtarët

Besëlidhja po vijon me intensitet përgatitjet në kuadër të ndeshjes që do ta zhvillojë në transfertë me një nga rivalët direkt në ngjitjen në Superiore siç është Elbasani. Stafi teknik dhe drejtuesit e Besëlidhjes, përfshi këtu edhe presidentin Gjok Noka, janë të impenjuar maksimalisht që ky takim të përfundojë me sukses, pra të merren tri pikët. Presidenti Gjok Noka, sa i përket kësaj sfide pohoi: “Kalendari na rezervon një transfertë të vështirë, por jo të pamundur, me një skuadër direkt pretendente për Superiore, siç është Elbasani. Në sfidën e fazës së parë në shtëpi ne fituam 4-0, rezultat ky që ka mbetur në memorien e të gjithëve. Ndaj edhe kësaj here, ndonëse do të luajmë jashtë fushës sonë, synimi ynë është marrja e pikëve të plota. Dhe për këtë jam i bindur, duke parë punën e deritanishme”. Duke përfunduar Noka, thekson: “Ne kërkojmë jo më tepër sesa na takon. Kështu duam që fatet e ndeshjes të varen nga futbollistët, pra rezultati të mos dalë nga bilbili i gjyqtarit”. Preng Gjikola
Burimi: Panorama Sport
Back To Top