Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Rikthehen tre titullarë, Besëlidhja bën festë

Pas humbjes minimale në Gjirokastër, Besëlidhja dje iu rikthye stërvitjeve të zakonshme në ambientet e stadiumit. Në katër ndeshjet e para të fazës së dytë ekipi lezhjan ka grumbulluar 5 pikë, sasi e pamjaftueshme për të qenë të qetë për një ekip që synon Superioren pa “play-off”. Pas humbjes, e cila mund të quhet dinjitoze në Gjirokastër, Besëlidhja po mendon seriozisht për takimin e radhës me Lushnjën në shtëpi, që konsiderohet një ndeshje shumë e rëndësishme. Në sfidën e së shtunës me Luftëtarin, lezhjanët patën disa mungesa të rëndësishme si qendërmbrojtësi Stojkoviç, mesfushori Peqini dhe sulmuesi Dibra. Të tre këta futbollistë do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj lushnjarëve. Gjatë këtij sezoni Besëlidhja i ka fituar të gjitha takimet në shtëpi pa pësuar as një gol, kjo falë portierit të talentuar Xhika, i cili deri tani ka pësuar tetë gola, ndërsa në Lezhë asnjë.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top