Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Stojkoviç: Saranda një perlë, ku ka më mirë se të fitosh atje

Ndoshta tani ka ardhur koha, që fitorja e vetme jashtë Lezhës, ajo e arritur në Ersekë në fazën e parë, të shoqërohet edhe nga një tjetër, sikurse është kjo e transfertës së kësaj jave në Sarandë. Vendasit janë ndër ekipet që ka bërë paraqitjen më të mirë në stadiumin e Lezhës dhe kjo nuk është haruar nga stafi teknik. Vetëm me një gol të pësuar është larguar ekipi i Butrintit në atë takim, por duhet theksuar se loja dhe disiplina e sarandiotëve ka qenë ndër më shembulloret. Për serbin Alesandër Stojkoviç, qyteti i Sarandës nuk njihet vetëm nga bukuritë e lexuara dhe parë në media të ndryshme.

“Tashmë është momenti, që të prek nga afër qytetin e Sarandës, të cilin e njoh vetëm nga televiozionet dhe fotot promovuese. Kam dëgjuar që është një nga perlat e bregdetit shqiptar. Gjithsesi, ne do të shkojmë në Sarandë për të luajtur futboll dhe mendoj se është një rast i mirë për ne, që do të luajmë në një qytet që ka një infrastrukturë moderne, çka na jep mundësi të tregojmë të gjitha mundësitë tona. Në përfundim të ndeshjes së fazës së parë, ka qenë trajneri Gurma, i cili ka pranuar supremacinë e ekipit tonë, pa kërkuar alibira fushe, gjyqtarësh, apo diçka të llojeve të tilla… dhe dua të them se është ndër të paktit. Dhe kjo më ka bërë përshtypje, se askush tjetër nuk ka folur profesionalisht si tekniku sarandiot. Di që sarandiotët janë tejet të fortë në fushën e tyre, por kanë edhe një mbështetje të fuqishme nga tifozeria.

Me gjithë respektin që kam për ekipin, ne jemi të “dënuar” vetëm të fitojmë. Edhe pse Butrinti ka bërë merkato të mirë në fazën e dytë, nuk e besoj se në një fushë ku luhet futboll të na përballojnë. Asnjë rezultat veç fitores nuk na vlen, prandaj edhe forcat tona janë “graduar” vetëm për fitore”, përfundon qendërmbrojtësi shtatlartë i Besëlidhjes, Stojkoviç. Futbollisti serb vjen në këtë takim, pasi është aktivizuar në takimin me Lushnjen dhe Elbasanin, por edhe pasi ka vuajtur një penalizim financiarë dhe aktivizimi, për thyerje të disiplinës nga stafi lezhjanë, mungesë që më së shumti u ndje në humbjen e Gjirokastrës.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top