Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Afera? Mund t’i gjeni në një qytet tjetër

Pas humbjes me velipojakët, duket se lezhjanët e kanë mbledhur mendjen dhe tani janë përqendruar vetëm për fazën “play off”. Vendin e pestë nuk mund t’ua zërë kush, prandaj në këto tre javët e fundit të kampionatit ndjehen komodë e shumë të qetë dhe gjithça po ja dedikojnë ndeshjes kualifikuese. Duke e patur shumë të sigurtë këtë vend në renditjen përfundimtare, që për ta nuk ka ndonjë ndryshim nga i treti e i katërti, tekniku Ridvan Kulli, përgatitjet e skuadrës i ka intensifikuar pikërisht për këtë ndeshjeje, e cila është vendimtare, për të bërë hapin e madh të ngjitjes në Superligë. “Për ne, të gjitha skuadrat e Superligës, me të cilat do të përballemi ne të Kategorisë Parë janë shumë të forta dhe pothuajse nuk ka diferenca mes tyre, prandaj ne jemi të kënaqur me arritjet tona dhe shpresoj se këtë ta shprehim më mirë se asnjë skuadër tjetër, që do të zhvillojë ndeshje shtesë, për t’u ngjitur në elitën e futbollit tonë”, është shprehur trajneri lezhjan, Ridvan Kulli.

Kualifikuesja - Por, ndërsa kjo do edhe pak kohë për të ardhur, po troket një përballje mjaft interesante, e cila në Lezhë pritet me mjaft interes. Ndeshjen me pretendentët kuksianë ka kohë që në Lezhë përgojohet e hamendësohet për rezultatin e saj. Më e theksuar është ajo e hakmarrjes ndaj kuksianëve, të cilët në fazën e parë në Kukës kanë fituar edhe për shkak të një gjykimi të njëanshëm. Kështu që pritet një ndeshje shumë e fortë dhe kuksjanët paralajmërohen, se do ta kenë shumë të vështirë në stadiumin “Besëlidhja”, për të qenë të suksesshëm. Kjo edhe sepse skuadra e Kullit, asnjëherë në këtë sezon, nuk ka gabuar në “shtëpinë” e saj dhe besohet se kjo dukuri do të ruhet deri në fund. Mirëpo kësaj i shtohet edhe një farë presioni që ushtrohet nga tifozeria lezhjane, të cilët me çdo kusht kërkojnë fitore nga skuadra e tyre. Për të arritur këtë, djemtë e Kullit nuk mund t’i pengojë asgjë. Ata kanë dhënë prova, se janë të pathyeshëm në fushën e tyre, madje edhe nuk pësojnë. Sipas kryetifozit Ndue Lala, lezhjanët nuk kanë pse të ndikohen nga vendi që kanë në renditje, sepse sipas tij, skudra lezhjane është më cilësore se Kukësi. Aq më tepër që në dispozicion të kësaj ndeshjeje do të jenë të gjithë futbollistët titullarë e do të luhet në prani të një numri të madh tifozësh. Lezhjanët kanë dekleruar gjithnjë, se deri në fund të kampionatit do të zhvillojnë një garë të ndershme, pa u përzier në afera.
 
Back To Top