Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Gjin Palushi: Dorëhiqem, nuk mund ta duroja atë që ndodhi

Mbas teatrit që u shfaq dje në skenën e stadiumit "Besëlidhja", bën shumë përshtypje deklarata e radiokronistit të radio tiranës, Zotit Gjin Plaushi i cili kur po transmetonte takimin për emisionin e Radio Tiranës “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, ka kontestuar fort atë çfarë po ndodhte në fushën e lojës. “Nuk mund të pranohet kjo që po ndodh në stadiumin e Lezhës. Ka një tolerim të hapur të Besëlidhjes. Edhe unë që jam 47 vjeç do ta largoja më fort topin sesa portieri i lezhjanëve, Dashamir Xhika”, – ka deklaruar drejtpërdrejt në emision Palushi. Kulmi ka arritur kur radiokronisti ka deklaruar: “Jap dorëheqjen nga kjo punë. Javën tjetër nuk mund të transmetoj më, duke parë atë që ndodhi në fushë”.

Kulli - “Ne kemi dalë nga objektivat dhe lojtarët ishin të pamotivuar. Gjithashtu është edhe përgjegjësia ime që nuk arrita t’i motivoj siç duhet futbollistët”. Kontestimi i tifozëve? “Ata kanë të drejtën e tyre të kontestojnë. Sigurisht, duke qenë se udhëhiqnim me dy gola dhe më pas gjithçka u përmbys, tifozët nuk ndihen mirë, pasi kërkojnë vetëm fitore për ekipin e tyre”.

Noka - Presidenti i Besëlidhjes, Gjokë Noka, e ka ndjekur të gjithë ndeshjen e djeshme mes skuadrës së tij dhe Kukësit. Pavarësisht asaj që ndodhte në fushë, kreu i skuadrës lezhjane nuk ka lëvizur për asnjë moment nga tribuna VIP. Ndërkaq, gazeta “Panorama Sport” ka tentuar të kontaktojë me presidentin Gjoka, por ky i fundit nuk ka qenë i disponueshëm të flasë.
 
Back To Top