Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 23: Besa - Besëlidhja 1:0. Transfertat ngelen fatale për lezhjanët

Vazhdon sëmundja e transfertës për Besëlidhjen, edhe pse kësaj here ka pasur një ekip si Besa. Duheshin patjetër pikë sot, në supersfidën e kategorisë së parë për të mos humbur terren, por nuk ka ndodhur ashtu. Kavajasit kanë arritur të fitojnë falë golit të Bubeqit, shënuar që në 45 minutat e para. Besëlidhja, që ka ende ambicie e mundësi për të përmbushur objektivin sezonal, është munduar të mos dalë pa pikë nga Kavaja, të mos ishte atje sa për të kaluar radhën, por ajo që ka dhënë në fushën e lojës ka qenë e pamjaftueshme përballë verdhezinjve. Në këtë mënyrë, 3 pikët shkojnë në logarinë e Besës, duke vështirësuar gjithmonë e më shumë kalimin e Besëlidhjes në Superligë.
   
 
Back To Top