Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 24: Besëlidhja - Iliria 2:1. Nuk ka surpriza në Lezhë

Besëlidhja sfidoi në Lezhë fqinjët e Ilirisë, në njëlloj derbi, ku të besuarit e Kullit prisnin dhe kanë marrë maksimumin. Dy herë kanë shënuar lezhjanët në portën mike, ndërsa janë ndëshkuar vetëm një herë, në minutën e fundit të lojës, duke marrë 3 pikë të cmuara në javën e 24-t. Në shtëpi lezhjanët nuk kanë falur, ndaj, referuar këtij fakti, fushë-krujasit dihej se do ta kishin të vështirë për të dalë “pa u lagur”. Synimi i lezhjanëve mbetet ngjitja direkt në Superiore. Pavarësisht se janë larg vendit të dytë në klasifikim, ende mbeten në lojë për këtë. Kampionati ka edhe gjashtë ndeshje, në të cilat gjithçka mund të ndodhë. Besëlidhja është një skuadër që ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet në shtëpi, por edhe një fitore ndaj Gramozit në transfertë. Për të përmbushur objektivin, i duhen patjetër pikë të tjera jashtë fushe.

Besëlidhja - Iliria 2:1
Shënues: Miliç 33′, Gjorxhevic 72′ / Ziri 90′
   
Back To Top