Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 25: Gramshi - Besëlidhja 0:1. Fitorja e parë në transfertë për 2012

Vjen më në fund edhe fitorja e parë në transfertë e vitit 2012 për Besëlidhjen. Për lezhjanët, heroi i transfertës në Gramsh ka qenë shkodrani Albert Kaci. Goli i këtij të fundit ka pasur vlerën e 3 pikëve të arta, falë të cilave Besëlidhja futet bindshëm në garë për vendet e kreut dhe ngjitjes në Superiore. Ndryshe nga herët e tjera, ku formacioni i Kullit e ka pasur tepër të vështirë të dalë duarplot jashtë fiushës së vet, në Gramsh i ka përveshur mirë mëngët, duke luajtur gati hermetike në mbrojtje dhe aplikuar kundërsulmin, prej nga është shpërblyer në minutën e 57-të. Sikurse thamë edhe më lart, lezhjanët bëjnë rrokadë me Besën, duke i marrë skuadrës kavajase vendin e katërt, falë golaverazhit më të mirë.
   
Back To Top