Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 26: Besëlidhja - Gramozi 7:0. Goleadë në Lezhë

Lezhjanët me turbo diesel mposhtin një Gramoz që me Taçi Oil nuk hahen dot me Besëlidhjen. Besëlidhja priti në Lezhë Gramozin e vendeve të fundit, një sfidë kjo ku të besuarit e Kullit llogarisnin vetëm 3 pikët. Të cilat i kanë marrë, falë një goleade me shtatë gola, duke shënuar thuajse sa tërë fazën e dytë brenda 90-minutave. Pasi kanë parakaluar Besën në vendin e katërt, javën e shkuar, tashmë lezhjanët duken më të karikuar se kurrë për t’iu bashkuar Superiores në edicionon e ardhshëm. Grupi ishte i kompletuar, ndaj Besëlidhjes nuk i mungonte asgjë për të marrë 3 pikët e radhës dhe për të lakmuar kategorinë e më të mirëve, ndoshta përmes “play-out”-it, pasi direkt, përmes dy vendeve të para tani bëhet gjithnjë e më e vështirë. Në Lezhë nuk kishin falur as ndaj kryesuesve, jo më ndaj Gramozit.
 
Back To Top