Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 27: Ada - Besëlidhja 1:0. Tani matematikisht në play-off

Ka mjaftuar një gol i Lifjas, pak minuta para mbarimit të pjesës së parë, për t’u dhënë tri pikët velipojakëve. Pas këtij triumfi, velipojakët kanë ruajtur pozitat në mesin e artë. Ndërsa, nga ana tjetër, lezhjanëve ky dështim u ka ndikuar direkt në objektivin e tyre për t’u ngjitur në Superiore. Përballja mes Adës dhe Besëlidhjes është karakterizuar nga një luftë e fortë sportive që nga minuta e parë e deri tek e fundit. Loja ka nisur e shpejtë për vendësit, të cilët në minutën e 10- të me anë të Përfatit kanë një rast ideal për të shënuar, i cili gjuan, por topi devijohet nga një lojtar duke përfunduar në korne.

Kundërpërgjigjen lezhjanët në minutën e 12-të me anë të Pepës, por topi përfundon jashtë. Pavarësisht rasteve të shumta, goli do të vinte në minutën e 44-t të takimit. Një veprim mjaft i bukur i Lifjas (që duhet thënë se ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në fushë), i cili shmang dy lojtarë miq dhe përballë Gjikës gjuan fort duke e dërguar topin drejt e në rrjetë. Delir te vendësit, shokohen miqtë. Ndërkaq, fraksioni i dytë i lojës nis më i mirë për miqtë, të cilët kërkojnë me insistim golin e barazimit, por pa sukses. 45 minutat e dyta janë pa histori, ku pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund.

Ada - Besëlidhja  1:0
Shënues: Lifja 44′
Ada: Dervishaj, Ferlushkaj, Pllumbaj, Isufi, Arra, Doçi, Murati, Lifja (Dalipi 89′), Puka, Rustja, Përfati (Gogaj 57′); Trajner: E.Nika
Besëlidhja: Gjika, Peqini, Kepi, Shytani, K.Dibra (Gruda 75′), Kaçi, A.Dibra, Xhorxheviç (Çutra 66′), Jacaj, Pepaj, Trajkoviç; Trajner: R.Kulli
Kartonë të verdhë: Shytani 52′, Kaçi 81′, Pepaj 91′

Burimi: Panorama Sport
Back To Top