Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kepi: Gramshi mbrohet mirë, do të vuajmë shumë

Vijojnë përgatitjet intensive të Besëlidhjes në kuadër të transfertës së radhës, e cila do të luhet të shtunën në Gramsh. Ekipi që momentalisht renditet i pesti në tabelën e klasifikimit, është i bindur se deri në përfundim të kampionatit do të kapë vendin e dytë. Kjo do të thotë ngjitje direkt në Superiore. Për të mësuar rreth mundësive reale të Besëlidhjes për të fituar në transfertën ndaj Gramshit, që është e vështirë për t’u mundur në fushën e saj, në një prononcim për gazetën, mbrojtësi i majtë, Bruno Kepi, shprehet: “Besëlidhja e ka të qartë objektivin që i ka vendosur vetes që kur ka nisur kampionati.

Fazën e parë e mbyllëm në vend të katërt, por një hap me vendin e dytë, shpresuam shumë se e dyta do të ishte dhe më e suksesshme, pasi gati sa nuk u dyfishua skuadra me prurje të reja në kuadër të merkatos dimërore, por realisht mbetëm aty ku ishim. Kalendari i fazës së dytë na rezervoi tre transferta të vështira, të cilat na e kanë vështirësuar shumë punën. Tani i kemi lënë pas ato sfida dhe vështrimin e kemi hedhur përpara për të ndrequr gabimet që kemi bërë dhe për t’ju kthyer fitoreve edhe në transfertë.

Të shtunën luajmë në Gramsh nga ku, për mendimin tim, kemi një ndeshje të vështirë, por jo të pa mundur. Gramshakët janë një ekip i mirë. Në ndeshjen e fazës së parë, të cilën e fituam 2-0, hasëm shumë vështirësi. Me lojën që bëjnë ata është shumë e vështirë që t’i mundësh në shtëpi, por jam i bindur se këtë radhë sulmi do të bëjë autokritikë të vërtetë duke shënuar edhe jashtë fushe. Po siguruam edhe tri pikë në Gramsh, atëherë Besëlidhjen nuk mund ta ndalë asgjë në sprintin për të kapur vendin e dytë”, përfundon Kepi

Burimi: Panorama Sport
Back To Top