Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kulli: I gjithë takimi u dominua nga ana jonë

Ritvan Kulli, trajneri i Besëlidhjes, pas përfundimit të takimit u shpreh: “I gjithë takimi u dominua nga ana jonë dhe më vjen keq që pësuam në minutën e fundit. Është hera e parë për këtë sezon që pësojmë gol në Lezhë. Ne, po të thuash për 90 minuta, nuk u rrezikuam për asnjë moment, ndërsa prisnim më shumë gola, çka është edhe pika më e dobët e jona. Deri në fund e ruajtëm rezultatin e pastër 2-0 pavarësisht se, në një moment çorientimi, e pësuam. Pozitive është se ekipi di të reagojë pas disfatave, pra pas humbjes minimale në Kavajë. Kemi ende takime përpara dhe kam besim se pjesën më të madhe do t’i dominojmë”.
     
Back To Top