Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lindja e futbollit në qytetin e Lezhës - Historiku

Loja e futbollit ne rrethin e Lezhes e ka zanafillen e vet ne 10 vjeçarin e dyte te shekullit XX. Fillimisht futbolli ne qytetin e Lezhes u luajt midis te rinjeve qe nga viti 1916, kur nje kolonel austriak i quajtur Hill u dhuroi atyre dy topa futbolli lekure ku, per kamerdare kishin fshikezat e urines te bagetive te trasha. Me vone, sipas nje shkrimi ne gazeten “Sporti Shqiptar” te vitit 1937, qe mban daten 13 Nentor theksohet: “Djelmenia lezhjane mblidhej ne grupe te vogla me qellim krijimin e nje shoqenie te madhe e komplete”. Dhe artikulli me tej vazhdon:” Djelmenia lezhjane megjithe pengimet, filloj te realizoje qellimet e veta tue formue nje shoqeni prej 14 vetash”. Kjo shoqeni u trajtonte ne ate kohe-sipas ketij artikulli-nga te rinj si Ahmet Cafi e Fadil Dani”. Fusha e pare e futbollit u ngrit poshte Sheherit ne fushen e Grykes se Zeze. Keto te rinj u ndanin ne dy skuadra me nga 7 veta. Ne ate kohe filluan kontaktet edhe me te rinje shkodran te cilet ndikuan ne zhvillimin e lojes se futbollit, pasi Lezha e Shkodra kishin lidhje fisnore e martesore midis vedit. Keshtu, shoqenia sportive vazhdoi perpjekjet per zhvillimin e lojes se futbollit, deri ne vitin 1918, ku qyteti i Lezhes, si mbare vendi, u bë arene e Luftes se Pare Boterore. Me pas, perpjekjet per riorganizimin e shoqerive te futbollit vazhduan deri ne vitin 1929, por pa sukses.

Ne vitin 1930 qeveria e Zogut , me nje dekret te dates 06 Qershor 1930 themeloi Federaten Shqiptare te Futbollit dhe lejoj qe te themeloheshin edhe shoqerite neper qytete. Po kete vit u vendos qe te fillonte edhe kampionati i pare i futbollit. Keshtu ne vitin 1930 u krijua ne qytetin e Lezhes shoqeria dhe skuadra e futbollit me emrin “Bardhyli i Leshit”. Ne kete vit u zhvillua edhe ndeshja e pare e kampionatit te pare shqiptar ne qytetin e Durresit, midis “Teutes” se Durresit dhe “Bardhylit” te Leshit (Lezhes). Kjo ndeshje inauguruese u fitua nga “Teuta” 7-1. Duhet theksuar se per te shikuar kete ndeshje kane udhetuar nga Lezha me qindra sportdashes, ne kembe, me biçikleta e makina, te cileve u është bërë nje pritje e madhe nga sportdashesit durrsake. Ndeshjen e dyte “Bardhyli” e zhvilloi me “Erzenin” e Shijakut, ne Shijake dhe humbi me rezultatin 4-0. Ne ndeshjen e kthimit me “Erzenin” e Shijakut ne Lezhe, lezhjanet fituan me rezultatin 5-1. Kjo ishte edhe ndeshja e pare zyrtare e zhvilluar ne qytetin e Lezhes. Sipas gazetes Sporti Shqiptar e dates 13 Nentor 1937 “skuadra e Shijakut u prit me nje nxehtesi te pashoqe. Populli lezhjane per here te pare sheh djelmoshat e vet qe luftojne per zbardhimin e faqes se tyre”. Rezultatin e pare me te thelle skuadra “Bardhyli” e Lezhes e pati ne qytetin e Lezhes me skuadren e “Shkumbinit” qe fitoi 11-0. Ndeshjet ne Lezhe jane zhvilluar ne fushen e Grykes se Zeze.

Futbolli gjate viteve 1930 – 1935 ishte perqendruar vetem ne qytete te medha, ku zhvillohej vetem kampionati i kategorise se pare Ne Lezhe skuadra ishte e perbere nga punetore e zanatçinje, shtresa keto te cilat e kishin te pamundur te perballonin shpenzimet per stervitje, udhetime etj. Por deshira dhe pasioni mbanin lart moralin e shoqerise dhe skuadres, per te pase rezultate futbolli lezhjane. Anetaret e shoqerise “Bardhyli” arketonin rregullisht ne favor te sportit e kultures nje shume te caktuar, qe i ruante me shume kujdes sekretari dhe arketari Hamza Rama (farmacist i nderuar). Anetaret e pare te shoqerise “Bardhyli” te Lezhes kane qene: Qamil Golemi (kryetar), Hamza Rama (sekretar), dhe anetare Ahmet Cafi, Fadil Dani, Hyse Gasoli, Maksut Bajraktari, Hysen Dani, Hamza Resuli, Refik Resuli, Shaqir Dibra, Hysni Smajli, Abdulla Sherri, Hamdi Sherri, Gjele Golemi, Rifat Dani, Muho Shema, Dani i Dijes, Jonuz Lishi, Adem Lishi, Imer Hoti, Shaqir Hoti, Sule Reçi, Riza Reçi, Muho Reç,  Shaban Reçi, Preng Kçira, Luigj Shala, Halit Laci, Cin Nika etj. Shoqeria kishte gjithesej 62 anetare.

Duke qene se ne divizionin (kategorine) e pare ishin te organizuara skuadrat e qyteteve te medha, skuadra e “Bardhylit” te Lezhes i zhvilloi ndeshjet ne divizionin e dyte. Keshtu me 11 Qershor 1936 filloi kampionati ku Lezha merrte pjese ne grupin “A” me skuadrat “Kongresi” i Lushnjes, “Tomorri” i Beratit, “Çerdhja e lirise” e Krujes. Divizioni i dyte kishte tre grupe. Ne perfundim te ketij kampionati “Bardhyli” i Leshit (Lezhes) doli e para ne grupin “A”. Ndeshjet finale u luajten ne Tirane nga data 26 deri me 28 korrik 1936, ndermjet fitueseve te tre grupeve, per te percaktuar fituesen e divizionit te dyte, e cila vitin e ardhshem do te luante ne divizionin e pare. Per ne Tirane ekipin e “Bardhylit” e shoqeruan qindra sportashes, te cilet udhetuan (sipas shtypit te kohes) me makina, biçikleta e qerre me bostan. Me daten 26 Korrik “Bardhyli” fitoi me “Shkumbinin” e Peqinit me rezultatin 2-0 dhe me daten 27 Korrik me “Leken e Math” te Permetit me rezultatin 7-2, duke u shpalle kampione e divizionit te dyte, dhe bashke me “Leken e Math” te Permetit fitoi te drejten te luaje ne divizionin (kategorine) e pare. Fusha e futbollit u ndertua rishtazi, ne veri te rruges nacionale, ne perendim te rruges se Kallmetit dhe ne jug te Kinemase se Lezhes.

Me 24 Prill 1937 u hodh shorti i divizionit te pare, ku “Bardhyli” i Lezhes do te ndeshej me skuadrat sipas kesaj renditje: ndeshja e pare me “Tomorrin” e Beratit, e me radhe me “Skenderbeun” e Korçes,
“Dragonin” e Pogradecit, “Vllaznine” e Shkodres, “Besen” e Kavajes, “Teuten” e Durresit, “Bashkimin” e Elbasanit, sportklub “Tiranen” dhe “Ismail Qemalin” e Vlores. Ne kampionatin e vitit 1937 skuadra e “Bardhylit” luajti me kete formacion: Portier Halit Laçaj, e me radhe Q.Laçaj,
C.Jukniçi, G. Ndoja, T.Barbullushi, M.Xhurxhi, T.Zagora, P.Kçira, A.Paçrami, Z. Shala, M.Dalipi dhe A.Sherri. Trainer Preng Kçira. Ne perfundim te kampionatit, (mbas shume shtyrjesh per shkak te motit te keq) ne mars te vitit 1938, skuadra e “Bardhylit” u rendit ne vendin e 6, duke lene mbrapa “Teuten”, “Ismail Qemalin”, “Dragonin” e “Tomorrin”. Kampionati i vitit 1938 nuk u zhvillua per arsye kryesisht ekonomike. Ne vitin 1939 (me 7 Prill) vendi u pushtua nga Italia fashiste. Keshtu, aktivitetet futbollistike rinisen mbas çlirimit te vendit, ne vitin 1945.

Zhvillimi i futbollit ne periudhen 1945 – 1992.  Besëlidhja kampione e kategorisë së parë 1999-2000.
Ne muajin Qershor te vitit 1945, mbas çlirimit te vendit, u ngrit ekipi i futbollit me emrin e ri “Liria” e Lezhes, i cili ndeshjen e pare e zhvilloi me 2 Korrik 1945 me “Vllaznine” e Shkodres, ne Lezhe ne fushen ku ishin zhvilluar ndeshjet para çlirimit. Ne vitet 1947-1948 “Liria” e Lezhes i zhvilloi ndeshjet ne baze qarku, dhe bente stervitje te rregullta. Ne vitin 1949 ekipi i futbollit filloi te riorganizohej per nje perfaqesim me dinjitoz. Nga data 27 Mars deri me 24 Prill u organizua kampionati lokal kombetar, ku ekipi i Lezhes zuri vendin e pare ne grupin e “V”-te. Ne kete ektivitet “Liria” e Lezhes aktivizoi keta lojtare: Mileta, Ferketa, Abdulla Rrapushi, Ndreka, Shukja, Tonin Kraja, Braho Shpuza, Shuaip Kuçi, Hafizi, Ali Paçrami. Tonin Kraja ishte edhe inspektor i sporteve.

Me daten 22 Maj 1949 filloi kampionati kombetar i kategorise se dyte. Lezha merr pjese ne grupin e “III”-te, nga 13 grupe te ngritura ne te gjithe vendin. Ne perfundim te ketij kampionati ekipi lezhjan u ngjit perseri ne kategorine e pare te futbollit per vitin 1950, dhe emri i ri i skuadres ishte “Puna”. Veprimtarite e futbollit per ekipin lezhjane gjate vitit 1950 ishin shume te kenaqeshme. Kjo siç theksohet ne gazeten “Sporti Popullor” u dedikohet drejtuesve si dhe lojtareve te ekipit “Puna” te Lezhes. Gjate ketij kampionati u aktivizuan keta futbolliste: Ne porte Mihal Shkodra, Latif Alibali dhe Rauf Kruja. Ne mbrojtje Arap Shkreli, Braho Shpuza dhe Shuaip Kuçi (kapiten). Ne mesfushe Gjele Halluni, Njac Gjeluci dhe Mehmet Hafizi. Ne sulm Rauf H. Rama, Hajri Dani (Ceni), Zydi Hoxha, Bajram Mlika, Ali Rama, Asim Laçaj, e te tjere si Marash Loshi, Rasim Muzhani dhe Bardh Hoxha.

Ne vitin 1951 ekipi “Puna” bie ne kategorine e II-te. Me 11 Mars fillon kampionati i kategorise dyte. Edhe ne vitin 1952 ekipi lezhjane “Puna” mbetet ne kategorine e dyte. Kampionati filloi me 20 Janar dhe perfundoi me 9 Mars te po ketij viti, duke marre pjese ne grupin “B”, duke zene vendin e 7-te. Ne vitin 1953 ishte kampionati me i dobeti per ekipin lezhjane qe nga krijimi i tij. 12 ndeshje, 12 humbje, duke shenuar vetem 3 gola dhe duke pesuar 42 gola, dhe u rendit ne vendin e fundit me 0 pike. Edhe ne vitet 1954, 1955 ekipi i Lezhes vazhdoi te mos e justifikoje veten, duke u paraqitur dobet dhe duke u rendit respektivisht ne vendin e nente (1954) dhe ne vendin e tete (1955). Keshtu lindi nevoja per te rifilluar rishtaz nga e para. Ne vitin 1956 u permiresua gjendja e skuadres me lojra me te mira, dhe ne perfundim te ketij kampionati, i cili u zhvillua ne sistem grumbullimi, u rendit ne vendin e III-te. Edhe ne vitin 1957 rezultatet e ekipit lezhjane ishin ne te njejtin nivel. Sipas gazetes “Sporti Popullor” te asaj kohe, ne skuadren e Lezhes, me emrin e ri “Fitore” u dalluan futbollistet: Ruzhdi Litja, Shyqyri Gruda, Sadria, Rauf Rama, Esheref Rama, Eqerem Ceni (Dani). Edhe ky kampionat u zhvillua ne sistem grumbullimi, dhe ne perfundim “Fitore” u rendit ne vendin e katert. Ne vitin 1958, i cili filloi me 6 Prill, gjithashtu ne kategorine e dyte, ne fund te kampionatit “Fitore” e Lezhes u rendit ne vendin e gjashte. Keshtu skuadra lezhjane e futbollit vazhdoi te luaje ne kategorine e dyte deri ne vitin 1961. Ne kampionatin e ketij viti ra ne kategorine e trete.

Ne vitin 1962 del kampione e kategorise se trete dhe ngjitet perseri ne kategorine e dyte. Ne sezonin futbollistik 1962-1963, ne perfundim renditet ne vendin e tete. Nga viti 1963 deri ne vitin 1967 ekipi “Fitore” i Lezhes luan ne kategorine e dyte. Ne edicionin 1967-1968 emri i ekipit lezhjane ndryshon perseri nga “Fitore” ne “Beselidhja” e Lezhes. Ne perfundim te ketij kampionati te kategorise se dyte ajo grumbulloi veten 13 pike. Ne edicionin 1969-1970 ekipi i “Beselidhjes” e permiresoj shume cilesine e lojes duke zhvilluar ndeshje te bukura, dhe ne perfundim te ketij edicioni futbollistik u rendit ne vendin e dyte duke u ngjitur ne kategorine e pare per edicionin e ardhshem. Gjate ketij viti u dalluan per lojra te mira qendermbrojtesi Nikolin Lorenci, sulmuesi Sule Balla, Hysni Skenderi (kapiten), Prodan Rrokaj, Shaqir Xhabiri, Myzafer Mani, Gjergj Voka etj. Megjithate “Beselidhja” qendroi vetem nje vit ne kategorine e pare (1970-1971) pasi ne perfundim te ketij edicioni u rendit ne vendin e 13 dhe zbriti perseri ne kategorine e dyte. Theksojme se ne vitin 1971 Lezha ndryshon stafin drejtues ne Komitetin e Fiskultures dhe merr masa per te perballuar shpenzimet per trajtim ushqimor te futbollisteve si dhe aktivizimin e elementeve te rinj te talentuar si Mehdi Pellumbi, Naim Kraja, Esat Egerçi dhe Gjovalin Goga, me qellim per te zene vendin e pare ne kategorine e dyte. Me trainer z. Isuf Pelingu dhe ndihmes Skender Laci, “Beselidhja” zhvilloi ndeshje te bukure, duke fituar 17 ndeshje, barazuar 6 dhe humbje vetem nje ndeshje. Grumbulloi 40 pike, me nje numer rekord golash 59 dhe duke pesuar 11 gola, dhe sebashku me “Apollonine” e Fierit “Beselidhja” u ngjit ne kategorine e pare. Ekipi e realizoi objektivin nen drejtimin e Komitetit te Fiskultures me z. Anton Vane si dhe te trainerve Isuf Pelingi, Skender Laci e Ndue Çukaj, si dhe komisarit te ekipit z.Hyda Osmani. U dalluan lojtaret Ahmet Meta, Naim Kraja, Nikolin Lorenci (kapiten), Myzafer Mani, Shaqir Xhabiri, Ferdinand Kola, Sokol Pelingu, Mehdi Pellumbi, Gjovalin Gega, Hajrullah Haka, Vasil Bici, Paulin Deda, Selman Cukali, Myzafer Dibra, Nazim Qeraj, Dashamir Zajmi, Artan Turtulli, Fatos Bekteshi, Nikoll Paloka, Besnik Bare, dhe Skender Abdyli.

Ne kampionatin e 27-te kombetar te kategorise se Pare (1972-1973) ekipi lezhjane zuri vendin e 12 me 20 pike. Ne edicionin 1973-1974, bilanci teknik ishte: 6 fitore, 10 barazime, 10 humbje, 22 pike te grumbulluara, duke shenuar 12 gola dhe pesuar 23. Ne kete edicion “Beselidhja” merr pjese ne Kupen e Republikes dhe skualifikon ekipet e “Traktorit” dhe “Naftetarit”, duke u futur ne tete skuadrat me te mira. Ne kampionatin e 28 u aktivizuan keto lojtare: Gezim Hasku (portier), Skender Abdyli, Besnik Bara, Zamir Ago etj. Ne kampionatin e 29 kombetar (1974-1975) nen drejtimin e trainerit Isuf Pelingu dhe ndihmesit Lek Miraj ekipi i filloi pergatitjet qe ne muajin Korrik ne plazh. Ne muajin Gusht “Beselidhja” zhvilloi nje ndeshje miqesore me ekipin e Prishtines. Ne kete ndeshje te paharruar u aktivizuan per “Beselidhjen” : Portier Gezim Hasku, Nikolin Lorenci (kapiten), Paulin Deda, Ferdinand Kola, Hajrullah Haka, Gjergj Voka, Selman Cukali, Myfit Dibra, Mehdi Pellumbi, Bashkim Tufa, Bujar Lubani, Shaqir Xhabiri, Skender Abdyli, Besnik Baraj, Sokol Pelingu, Eduard Kraja, Gjovalin Gega, Avenir Danaj dhe i madhi Fehmi Rama. Ne vitin 1975, per arsye shendetsore, traineri Isuf Pelingu u terhoq nga kampionati, dhe ne vend te tij Federata e Futbollit caktoi Lin Shllakun (ish lojtar i “Partizanit”, Mjeshter i Merituar i sportit. Ishte nje sezon i dobet per “Beselidhjen” dhe ne keto kushte ekipi zbret ne kategorine e dyte. Ne vitet 1975-1976-1977-1978 ekipi i “Beselidhjes” luan ne kategorine e dyte. Gjate kesaj periudhe jane aktivizuar me sukses disa elemente te rinj si Paulin Deda, Eduard Kraja, Gjovalin Gega, Vasil Bici dhe sidomos i talentuari Fehmi Rama.

Keshtu ne edicionin 1977-1978 ekipi lezhjan u shpall kampion i kategorise se dyte me 24 pike duke kaluar ne kategorine e pare. Ne kete perudhe kryetar i Komitetit te Fiskultures ishte z. Lek Miraj, i cili luajti nje rol te rendesishem ne kete drejtim. Ne vitin 1978-1979, kampionatin e 33 kombetar te kategorise pare, i cili perkon me 35 vjetorin e çlirimit te vendit, “Beselidhja” u bë protagoniste e kampionatit. Kampionati i 35-te i kategorise se pare (1980-1981) e gjeti “Beselidhjen” nder skuadrat me te mira. Ne muajin Gusht, ekipi nen drejtimin e trainerve Isuf Pelingu e Qemal Veseli e zhvilloi fazen pergatitore ne Razem. Ndeshjen e pare “Beselidhja” e fitoi me “Vllaznine” 3-0, po keshtu edhe ne ndeshje te tjera u paraqit shume mire duke fituar disa ndeshje me “Besen”, “Lokomotiven”, “Flamurtarin”, “Naftetarin”, “Traktorin” etj. Ne kampionatin e 37 kombetar te kategorise se pare (1982-1983) “Beselidhja” fillon me nje staf te ri, me trajner Nikolin Lorenci dhe ndihmes Gjergj Voka, por kete vit, pas treedicionesh ne kategorine e pare, “Beselidhja” zbret ne kategorine e dyte.

Ne edicionin 1983-1984 nderron perseri stafin drejtues me trainer Anastas Buneci dhe ndihmestrainer Qemal Veseli. Kete viti duhet theksuar puna e mire e bere me te rinjte te drejtuar nga Nikolin Lorenci, para te rinjte, klasat sportive (me Ritvan Kullin e Sokol Pelingun) dhe pionieret te drejtuar nga Berhan Golemi. Ekipi i te rriturve duke grumbulluar 39 pike, doli ne kategorine e pare. Per sezonin e ri sportiv 1984-1985, stervitjet fillun ne plazh dhe ne afersi te Vermoshit, me qellim nje paraqitje sa me te mire ne kategorine e pare. Qe nga viti 1945 deri tani (1985) ekipi lezhjan i futbollit ka luajtur 10 vjet ne kategorine e pare, duke u bere protagonist me ndeshje te bukura. Gjate ketyre viteve kane kontribuar shume lojtare cilesor si, Sule Balla, Nikolin Lorenci, Kol Loshi, Rauf Rama, Eqerem Dani, Qemal Veseli, Aziz Golemi, Ahmet Kraja, Bahri Dani, Fehmi Rama, Paulin Deda, Gezim Hasku, Vasil Bici, Gjergj Voka etj. Stervitja ne sezonin e ri filloi me trajnerin e ri Vasil Bici dhe me lojtare cilesor si Hasku, Gega, Deda, Kraja, Filipi, Z. Doda, Zhejani, Pikalaci, Sokoli, Loshi, Gruda e Zamir Ago. Ne fund te sezonit “Beselidhja” grumbulloi 24 pike duke qendruar ne kategorine e pare. Ne sezonin e ri 1985-1986 te kategorise se pare, me 19 pike zbriti ne kategorine e dyte.Ne sezonin 1986-1987 doli kampione e kategorise se dyte duke kaluar ne kategorine e pare per 4 edicione radhazi (1987-1988, 1988-1989, 1989-1990 (u rendit ne vendin e gjashte) dhe 1990-1991.
Back To Top