Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Noka: Besëlidhja ka objektiv vetëm Superioren

Jehona e fitores së thellë 7-0 të Besëlidhjes ndaj Gramozit, vazhdon ende të ndihet në Lezhë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, numri një i presidencës lezhjane, Gjok Noka, sa u përket synimeve në katër ndeshjet e mbetura u shpreh: “Tashmë që kampionati ka mbetur në katër javët e fundit, mobilizimi është maksimal në mënyrë që t’i afrohemi sa më shumë të jetë e mundur objektivit.

Siç dihet, synimi ynë mbetet ngjitja në Superiore pa ndeshje shtesë. Megjithatë, kjo do të varet tashmë nga rezultatet që do të marrin ekipet që momentalisht janë para nesh në tabelën e klasifikimit. Besëlidhja e fazës së dytë është më e kompletuar dhe e motivuar, gjë që e tregojnë dhe rezultatet që kemi marrë, por përsëri mosshënimi në transfertë, pavarësisht se nuk kemi pësuar, na ka lënë këtu ku nuk duhet të ishim. Gjithsesi, edhe në qoftë se do të na duhet të luajmë në ‘play off’, me potencialin që ka Besëlidhja, jam i sigurt se kampionatin e ardhshëm do të luajmë në Superiore.

Për sa i përket sfidës së ardhshme, që do të luhet të dielën në Velipojë ndaj Adës, ekipi do të bëjë lojën e tij, pastaj rezultatin le t’ia lëmë fushës. Për ne, kryesore është të luajmë futboll, të gabojmë sa më pak që të jetë e mundur dhe të kemi një gjykim të drejtë dhe profesional. Ndërsa sa u përket ndeshjeve të tjera është ende herët për t’u prononcuar, por një gjë është e sigurt se, Besëlidhja do të vijojë traditën e këtyre tri ndeshjeve të fundit”, – përfundon presidenti Noka.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top