Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Noka: Me Kukësin luhet ndeshja e sezonit

Të dielën, Besëlidhja humbi në transfertën me fqinjët velipojakë. Pas tri fitoresh radhazi, përfshi edhe transfertën në Gramsh, ekipi lezhjan humbi me rezultatin 1-0 ndaj Adës. Presidenti Gjok Noka, rreth takimit të kaluar dhe sfidës me Kukësin, për “Panorama Sport” thotë: “Pas tri fitoresh radhazi, edhe pse humbëm në Velipojë ndaj Adës modeste, përsëri jam i kënaqur me ekipin. Zonën ‘play-off’ e kemi siguruar, më saktë vendin e katërt. Ne si objektiv final kishim minimumi vendin e dytë, për të siguruar një vend në Superiore pa nevojën e ‘play-off’-it, mirëpo ky është futbolli në Shqipëri, ku gjykimi bëhet sipas preferencave e jo sipas meritave. Edhe gjykimi i djeshëm në Velipojë më bëri përshtypje, pasi gjyqtarëve u mungonte autoriteti. Kjo nuk duhet të ndodhë. Tani po mendojmë për sfidën e radhës që e kemi në shtëpi ndaj Kukësit pretendent. Kjo sfidë për ne është shumë e rëndësishme. Jam plotësisht i bindur se do të jetë me të vërtetë një kryesfidë”.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top