Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Noka modest: Në Kavajë le të fitojë më i miri

Pas fitores së pastër 2-0 ndaj Burrelit, drejtuesit, përfshi dhe futbollistët e Besëlidhjes, po mendojnë seriozisht për javën që vjen, e cila do të jetë shumë e ngjeshur. Kjo, pasi do të luhen dy ndeshje, të mërkurën kryesfida e javës së 23-të në Kavajë dhe në shtëpi të shtunën ndaj Ilirisë. Në kampin lezhjan janë të bindur se në Kavajë, Besëlidhja do të zhvillojë lojën e saj më të mirë. Por, nga ana tjetër, nuk do të mbeten më prapa kavajasit. Sfida me Besën për ekipin lezhjan është paradhoma, në të cilën do të diskutohet direkt prekja e Superiores direkt, apo në “play off” pasi përplasen direkt dy pretendente. Çdo gabim është i pariparueshëm, si për pretendentët, po ashtu për të mbijetuarit. Fazën e parë Besëlidhja e ka fituar takimin ndaj Besës 2-0.

Në radhët e lezhjanëve ka optimizëm pasi në transfertën e mesjavës ekipi do të jetë i kompletuar. Në ndeshjen me Burrelin, trajneri Ritvan Kulli pati shumë mungesa për shkak kartonësh të titullarëve në formacion, por arriti që të merrte një fitore të pastër, ndaj dhe optimizmi për sfidën në Kavajë është i ligjshëm. Numri një i presidencës lezhjane, Gjok Noka, shprehet i kënaqur për takimin e së shtunës ndaj Burrelit, por kërkon dhe më tepër nga futbollistët, pasi mundësia e tyre teknike e fizike pretendon për më tepër.

Ai është i bindur që ekipi që ka marrë përsipër do të ngjitet në Superiore, por kënaqësia është më e madhe kur e prek direkt, pa “play off”. Sa për rezultatin e sfidës anti-Besë, presidenti i Besëlidhjes shprehet modest, por me nota optimiste: “Më i miri dhe më i pagabueshmi lë të fitojë. Kam respekt për Besën dhe stafin teknik, por në veçanti për presidentin Nexhat Bizhdili, të cilit i uroj shëndet dhe suksese”.
Burimi: Panorama Sport
Back To Top