Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Pepaj: Besëlidhja sot luan ndeshjen e sezonit në Kavajë

Mesfushori shkodran i lezhjanëve, Vahedin Pepa, shprehet se ekipi i tij nuk do të mbyllet në mbrojtje, por do të sulmojë dhe do të kërkojë fitoren. Lezhjanët nuk kanë lëvizur nga “tradita” dhe kanë bërë detyrën në ndeshjen me Burrelin, duke marrë 3 pikët. Besëlidhja ka pasur disa mungesa, por ky fakt më shumë i ka motivuar ata që zbritën në fushë për të qenë të kujdesshëm. Ekip lezhjan i ka ruajtur forcat për supersfidën e nesërme me Besën, ku trajneri Ritvan Kulli do ta ketë të plotë grupin, ku kthehen A.Dibra, Kaçi dhe Pepaj. Për vetë pozicionin që mbajnë dy ekipet në tabelë, mund të quhet pa dyshim ndeshja e sezonit ajo që do të zhvillohet nesër në Kavajë. Lezhjanët kanë bërë dje pasdite një seancë dhe sot do të marrin udhëzimet e fundit nga trajneri Kulli.

Pepa Shkodrani i Besëlidhjes, Vahedin Pepaj, e konsideron ndeshjen më të rëndësishme transfertën e nesërme. “Ne futbollistët duhet t’i shkarkojmë të gjitha “bateritë” për të fituar me Besën. Ndeshemi me një rival të drejtpërdrejtë në fushën e tij, që në fakt nuk është aq cilësor. Kjo nuk do të thotë se do të shkojmë për shëtitje në Kavajë, por të impenjuar maksimalisht për të marrë më të mirën.

Besa është Besë dhe nuk mund të nënvlerësohet, edhe pse nuk mund të jetë në ditën e saj më të mirë. Kundërshtari është forcuar shumë për fazën e dytë dhe po merr rezultate të mira, ndaj dhe jemi përgatitur për të luajtur një ndeshje shumë të fortë. Nuk do të mbyllemi në portë, por do të kërkojmë fitoren dhe do të sulmojmë.

Për ne është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe besojmë se do të luhet pastër,” – ka theksuar mes të tjerash për “Sportin shqiptar” fantazisti i Besëlidhjes, i ardhur këtë sezon në radhët e ekipit lezhjan, pas eksepriencave që ka pasur me Tërbunin dhe Adën. Mesfusha e Besëlidhjes ka futbollistë me kualitet, siç janë Kaçi, Trajkoviç, Malasi, Jaçaj, Gruda apo dhe A.Beqiri.
Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top