Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Presidenti Noka: Fajin për humbjen e ka trajneri!

Presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, shprehet se fajin për humbjen me Kukësin e ka trajneri i ekipit. “Në pjesën e parë e nisëm mirë. Lëshimi i lojës në të dytën erdhi si rezultat i gabimit taktik të trajnerit, i cili bëri tri ndërrime përnjëherësh, kështu dhe e pësuam. U dëmtua dhe kapiteni Peqini, e kjo na detyroi që të mbeteshim me 10 lojtarë. Kjo bëri që ne të pësonim dy gola për më pak se 5 minuta. Për njëfarë kohe mbetëm me 9 lojtarë, pasi u dëmtua edhe sulmuesi Dibra”, – tha Noka. Presidenti shtoi se klubet rivale të Luftëtarit dhe Lushnjës le të shikojnë punët e tyre, pasi vetë ato nuk janë të pastra në këtë kampionat. “Kurse ne fitoret i kemi arritur me djersë”, – u shpreh Noka.
   
Back To Top